Propozimi i Erjon Veliajt për gay-t “irriton” “të djathtën”

Propozimi i ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj për njohjen e Gay-ve si partnerë përmes një akti noterial, priret të riciklojë në nivel politik debatin për martesat e njerëzve që i përkasin këtij komuniteti. “Balkanweb” sjell dy reagime nga PD-ja, respektivisht Tritan Shehu dhe Mesila Doda, të dy politikanë me afilacion ndaj fesë katolike që ka qëndrim të prerë në këtë drejtim. “Siç kam deklaruar dhe më parë, do vazhdoj të mbetem pro-familjes tradicionale dhe do ftoj që të bëjmë së bashku, politikanë, deputetë dhe kushdo tjetër nga të gjitha krahët e politikës një front të përbashkët kundër tjetërsimit të konceptit të familjes dhe imponimit të një fryme që në emër të "tolerancës" kërkon të sjellë me forcë, shantazh dhe lobim personal pushtetarësh, tjetërsimin e bazës së shoqërisë sonë njerëzore”, deklaron Mesila Doda. Prekës si deklarim, qoftë në intonacion, qoftë edhe në mëtimin e hapur për të mbrojtur vlerat që i mvishen familjes shqiptare. Pyetja është se përse të njëjtët njerëz heshtën kur ish-kryeministri Sali Berisha propozonte nismë ligjore pikërisht me të njëjtën frymë!
Ndaj edhe do të ishte me të vërtetë dëshpëruese që shqiptarët edhe çështjen e familjes t’ia lënë si atribut politik vetëm opozitave. Qoftë edhe në planin retorik, sidomos kur dihet se opozitat shqiptare qëkurse erdhën në këtë botë, vujanë në mënyrë kronike për ide, programe, apo edhe boshte ideologjike që do të jepnin një zgjidhje institucionale dhe në rastin më të mirë doktrinare për qëndrimin që duhet mbajtur për tema të tilla delikate.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/propozimi-i-veliajt-shehu-dhe-doda-k...
s.z
Comments
Irriton te djathten? Sali
<p>Irriton te djathten? Sali Berisha para 2 vjetesh tha te legalizohen martesat gay ne Shqiperi. Pse u eshte irrituar b.tha Tritan Shehut dhe Mesila Dodes?</p>
Ore pse bejne vetem show
Ore pse bejne vetem show keta?? Lan nam. Ne kodin e familjes eshte parashikuar bashkejetesa perfshire ketu dhe midis sexit te njejte. Rregullohen gjithashtu mardheniet ekonomike me ane te nje kontrate nqs duan partneret. Se ca po bene te re ky nje zot e di...
Add new comment