PD, kallëzim penal ndaj tre deputetëve socialistë. Prenga: “Nëse del me dokumente që jam dënuar në Itali, largohem nga politika”

Postuar në 27 Maj, 2014 16:08

Ndërsa në studion e Eni Vasilit në News 24, kryetari i PD-së Basha e quajti ngjarjen e sotme të përleshjes së disa deputetëve, një urdhër të dhënë nga kryeministrit Rama, Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj tre deputetëve të Partisë Socialiste, Armando Prenga, Xhemal Qafalia dhe Gentian Bejko. Ata akuzohen se kanë sulmuar dhe goditur deputetin e PD, Gent Strazimiri.

“…Pa asnjë shkak dhe në mënyrë kriminale, 3 deputetë të Partisë Socialiste, konkretisht Armando Prenga, Xhemal Qefalia, dhe Gentian Bejko, e kanë ndjekur nga pas, dhe pasi e kanë fyer për shkak të detyrës dhe fjalës së mbajtur në mbledhje, e kanë agresuar atë fizikisht.

Grupi parlamentar i Partise Demokratike, pas deklarimeve të deputetit Gent Strazimiri dhe pamjeve filmike të qarta të transmetuara nga mediat, denoncon këtë veprim kriminal të kryer nga këto tre shtetasë, si një agresion terësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, me synimin që me dhunë të bëjnë opozitën parlamentare të heshtë,” thuhet në padinë e PD.

Nga ana e tij, deputeti Prenga, i është përgjigjur deklaratave të deputetit demokrat Strazimiri, se ai ka qenë i dënuar për drogë e prostitucion në Itali. Prenga i kërkoi deputetit demokrat që të publikojë vendimet e gjykatave për këto çështje.

 “Strazimiri të vërtetojë me dokumente që unë kam qenë i dënuar. Ai duhet të publikojë vendimin e gjykatës. Nëse del që kam qenë i dënuar, unë do të lë mandatin dhe tërhiqem nga politika. Mos më marrë si referim, për të ofenduar një qytet të tërë,” tha Prenga.

 

a.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Kush beri akuzen nga PD duhet te pranoje te njejten gje. Nqs nuk ka dokument per akuzen qe po i ben Prenges, te largohet nga politika.&nbsp;</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Kam po te njejtin mendim si komentuesi me siper. Prenga duhet te shtonte: &quot;Ndryshe duhet te dorehiqet nga politika&nbsp;akuzuesi&quot;. Po keta deputetet e PS-se jane per te qare hallin. I kane vene perpara zagaret. Qe nga 23 qershori.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.