“Shqip” bën skanerin e situatës ekonomike të Lazaratit. Të dhënat e Censusit e nxjerrin si fshatin me numrin më të lartë të makinave!

Postuar në 25 Maj, 2014 04:19

Komuna e Lazaratit, e vënë në qendër të vemendjes së opinionit publik më intensivisht kohët e fundit, rezulton te jetë një “fshat luksoz”. Duke iu referuar censusit të vitit 2011, gazeta “Shqip” bën një skaner të situatës ekonomike të zonës, për të cilën nuk mungojnë as alibitë se kultivimi i lëndëve narkotike vjen si rrjedhojë e varfërisë.

“Numri i Njësive Ekonomike Familjare në Lazarat që zotërojnë të paktën një makinë, sipas Census 2011, është 67.32%. Kjo shifër kërcet në krahasim me mesataren e vendit, që është 24.8%. Por jo të gjithë i përdorin makinat për punë, pra një pjesë janë makina luksi” shkruhet në artikullin që i referohet të dhënave të Censusit. Po ashtu, referuar të dhënave të censusit që publikohen në artikull, rezulton se ky fshat ka një numër të lartë të vetëpunësuarish.

“Puna e paguar ose vetëpunësimi arrin shifrën e lartë 79.44%, kur mesatarja e vendit është 56.4%. Këtu ndikon puna në kultivimin e kanabisit, e cila është mjaft mirë e paguar, por që ia vlen edhe si vetëpunësim, nëse do të hiqnim anën morale dhe ligjore” shkruan gazeta.

Artikulli i plotë:  http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/05/25/lazarati-fshati-numrin-te-larte-te-makinave/

n.k

Comments

Submitted by Shqip po ndihmo... (not verified) on

Mire ben SHQIP, qe po pergatit opinionin per rivendosjen e Rendit...

Vetem se, edhe sikur akuzat me te medha te verifikohen per Lazaratin nacionalist,

asnjehere nuk ka per te rezultuar me jo ligjor, me informal, me i pasuruar dhe me i korruptuar se...Lagjja e

Shtrese Politie te Tiranes Zyrtare, duke perfshire ketu Berishen dhe Ramen, natyrisht...

Ato pamjet nga qielli per kamjen e pasjen e lazaratsve, beni mire t'i krahasoni me videot e Priftit per Ilir

Meten, dhe pastaj te kerkoni rendin ne ato oaze ku bota e atyre njerezve ashtu ndodhi te krijohej,

per shkak te pushtetrimit tuaj prej kryetar tribush...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.