Blushi: Nevoja e dy partive të mëdha për të bërë si njëra-tjetra është shumë e çuditshme

Postuar në 24 Maj, 2014 12:41

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, gjatë prezantimit të librit të tij “Hëna e Shqipërisë” në një takim me një grup studentësh, ka deklaruar se, policia është e gatshme për të ndërhyrë në Lazarat por Tahiri duhet të bindë Ramën për të ndërmarrë një veprim të tillë.

“Ministrin e Brendshëm unë e kam mik, e di që nuk ka frikë të hyjë në Lazarat. Absolutisht është shumë trim dhe e them sinqerisht këtë sepse e njoh. Por ka një problem. Duhet të bindë kryeministrin e vet që të hyjë në Lazarat se vetëm nuk mund të hyjë. Dhe ne tani duhet të presim derisa ministri i Brendshëm, që është shumë trim të bindë kryeministrin që të hyjë në Lazarat”, tha Blushi.

“Pse shteti pranon kapitullimin e vet. Unë nuk e pranoj këtë gjë, e refuzoj. Që shteti e di ku është krimi dhe thotë unë do hyj kur të bëhem gati. Po pse kur të bëhem gati? Çfarë na mungon ne? S’kemi ushtri? S’kemi polici? S’kemi opinion publik krejtësisht kundër? Opinioni publik është kundër Lazaratit”.

Sa i takon mënyrës se si PD po bën opozitë, Blushi thekson se ajo po bën gabimet që ka bërë PS gjatë qëndrimit në opozitë.

“PD ka dalë tani në opozitë. Në opozitë po bën në fakt të gjitha gjërat e këqija që kemi bërë ne kur ishim në opozitë. Që nga bojkoti i parlamentit tek greva para kryeministrisë, tek bllokimi i procesit të integrimit. Të gjitha këto i kemi bërë ne dhe ndaj ndenjëm 8 vjet në opozitë në fakt, sepse bëmë këto gjëra pa sens. Por nevoja prapë e theksoj e dy partive të mëdha për të bërë si njëra-tjetra është shumë e çuditshme”, ka deklaruar Blushi.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Duhet te shtosh qe edhe pozita po ben po ato traplleqe, qe beri ish-pozita qe coi ne shndrrimin magjik pozite - opozite.... dhe sipas asaj shprehjes se vjeter, &quot;Ku ishe, hiç gjekundi, cfare bere, hiç gjekafshe&quot; ne vazhdojme te shkojme perpara per ndertimin e, boh, nuk kuptohet mire çfare.........</p>

Submitted by Boni (not verified) on

<p>Trimi Ben Blushi do te hynte ne Lazarta me topa, bomba e mitralize, qe te tregonte se shteti eshte i forte. Po pse nuk ka zgjidhje me te mencme? Them se Rama e ka me mira kete qasje. Edhe krahasimi qe ben me opoziten e djeshme nuk eshte i goditur. Beni dhe gjithe populli e ka te qarte se pozita e djeshme ndenji ne pushtet me vota ne tavoline. Kjo nuk eshte e njejte me kete qe po ben opozita e sotme. Beni, ose nuk i analizon fenomente, ose i thjeshton shume gjerat ashtu sic mund te thjeshtohen kur do t&#39;i japesh nje zgjidhje nje konflikti te paraqitte ne roman. Driteroi i madh nuk e tha me kot shperhejne, se qeveria nuk eshte pikture apo liber, por tjeter gje.</p>

Submitted by shume larg (not verified) on

<p>Mos valle sepse ne fund jane vetem nje. A nuk jane te dyja pasardhese te partise meme? A nuk te dyja figurat nga Nena Parti? Po pra ne fund ketu eshte problemi. Ne nuk kemi parti qe ndryshojne nga njera tjetra me ideologji te qarta politike ndryshe nga njera tjetra, ne kemi dy krijesa nga Partia Meme qe na shkaterroi per 50 vjet. Tashme po shkojme ne 75 vjet te sundimit te Nenes Parti!</p>

Submitted by aron (not verified) on

<p>Pse cuditeni&nbsp;zoti Blushi! Behet fjale per dy femije te lindur nga e njejta nene. Trashegimia&nbsp; gjenetike besoj se mund te&nbsp;jete arsyeja kryesore e ngjashmerise se tyre ne sjellje dhe qendrim.&nbsp;&nbsp; Dhe nuk e kane vetem si nevoje, por aq dine.&nbsp;&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.