Defiçiti buxhetor, sa çereku i një viti më parë. Gjë e mirë?

Postuar në 24 Maj, 2014 04:30

Të ardhurat buxhetore të 4-mujorit të parë të 2013-ës nuk mbulonin dot shpenzimet për një shumë prej rreth 234 milionë dollarë. Ndërsa këtë vit hendeku i 4-mujorit të parë ishte vetëm 64 milionë dollarë. Pra defiçiti buxhetor aktual është sa çereku i një viti më parë.

Dhe a është kjo një gjë e mirë? Për Thesarin e Shtetit, pa diskutim, por për ekonominë jo. Sepse ulja e defiçitit me 170 milionë dollarë ka ardhur kryesisht nga moskryerja e investimeve publike – ato janë plot 150 milionë dollarë më pak se një vit më parë. Dhe investimet dihet që janë mushkria e ekonomisë – ato furnizojnë me oksigjen të gjitha kapilarët e saj.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Tironci i ri me... (not verified) on

<p>Po Zaloshnja po, si Rruga e Kombit te malokerise qe i dha fryme (apo jamori frymen) ketij vendi. Eshte e turpshme kur kerkon te prononcohet dikush per cdo ngjarje, te kete emisionin e vet dhe te jape mend me aksioma te lexuara shkarazi. Ulja e deficitit z.Zaloshnja eshte pjese e paktit qe kjo qeveri ka bere me organizmat financiare qe nuk lejuan te ndodhte ketu skenari grek, aq i deshiruar nga shpellari i Vicidolit. Nga ana tjeter ne nje vend me nje shkalle teper te larte korrupsioni, nuk e dime sa e vertete eshte shnderrimi i investimit ne frymemarrje per ekonomine. Me kete gjyqesor garantues te hajduteve, cdo investim i parave publike nuk te kthen asgje pervec thellon gropen e borxhit. Si i djathte qe propagandohesh z.Zaloshnja, duhet te mendoje qe sa me pak shtet ne ekonomi, sa me pak taksa aq me shume leke per njerezit t&#39;i menaxhojne vete dhe te krijojne vende pune. Po te ishe ne Suedi ku nuk vjedh njeri leket e shtetit (voir leket e tua dhe te mia), mbase nuk do ishte keq te diskutonim mbi nje shtet social qe merr taksa te larta dhe i kthen mbrapsht me investime. Sot kjo qeveri ka marre taksa pothuajse njesoj per fryme, por me shume si hyrje per shkak te uljes se informalitetit dhe evazionit fiskal, por nuk mund te vazhdojme te hame e te pime nderkohe qe interesat e borxhit qe kemi marre per te lare borxhin jane nje pjese e konsiderueshme e buxhetit tone. Behu me realist dhe nese nuk ke kohe per shkak te lulezimit tend intelektual te momentit, sa nga nje tv ne tjetrin, sa nga nje kolone ne tjetren, merr ndonje keshilltar dhe thellohu pak me shume ne arsyetim. Nuk je malok qe ecen vetem nje hap ne arsyetim. Je cun tirane (edhe pse me origjine nga Skrapari) dhe duhet te perdoresh logjiken dhe ler menjane kritiken per te bere kritike. Une si taksapagues i ketij vendi te qelbur dua qe leket e mia te mos i vjedhe hajduti i veshur me pushtet, i djathte apo i majte. Dhe derisa te kete Gjin Gjon, Tom Ndreca neper zyra drejtesie ashtu do ndahen leket e mia neper xhepat e ketyre.</p>

Submitted by respublica (not verified) on

problemi eshte se qeveria nuk ka kryer as gjysmen e investimeve qe vete ka parashikuar...

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Ti mo shok as ja ke haberin se ca jane keto termat si deficit apo borxh. Te mos ishte per ate Rrugen e Kombit ne 2008-09, ekonomia shqiptare do kishte kaluar ne depresion te menjehershem, dhe do ndodhe tani nese nuk shpenzon qeveria pasi ne kete vend kursimet e individeve nuk kane ku te ikin tjeter meqe privatet nuk po investojne.&nbsp;</p><p>Ne fakt ky eshte momenti me i mire qe qeveria te shpenzoje, norma interesi kaq te ulta per borxhin e saj nuk ka per ti pare me me sy.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.