Teknologjia e fabrikimit te peticioneve në Shqipëri

Dje papritmas e pa pandehur e gjeta vehten nënshkrues të një peticioni kundër homoseksualëve dhe tubimeve të tyre të organizuar nga LGBT. U befasova natyrisht, sepse nuk kisha firmosur asnjë peticion këto kohë dhe askush nuk më kishte kërkuar një gjë të tillë. Nuk kam bërë asnjëherë hulumtime dhe i kam marrë të mirëqëna gjithmonë peticionet e ndryshme që qarkullojnë, ndoshta edhe për arsyen se pak prej tyre më kanë interesuar vertetë e disa të tjerë i kam gjykuar si folklorikë e të panevojshem. Ndërsa po shfletoja gazetën “Panorama” pashë një titull pompoz me kumt dramatik si te thuash “mëmëdheu në rrezik, o djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri”! Bëhej fjalë për një peticion, u ndala një çast të shoh se për çfarë flitej dhe mos njihja ndonjë në listën laramane me 57 emra kur një emër m’u duk fort i njohur; ishte emri im, i nëntëmbedhjeti mes firmetarëve krenarë dhe të zemeruar. Fillova të çmeritem sesi ka mundësi që emri im është aty pa më konsultuar askush dhe kjo habi nuk ka të bëjë me faktin nëse do ta kisha nënshkruar apo jo sikur do të isha informuar! Një shqetësim të tillë e kishte edhe gazetari Alfred Lela i cili nuk dinte asgje dhe zbulimin e kishte bërë në faqet e së perditshmes, i fyer dhe ai po aq sa unë nga teknologjia e fabrikimit të peticionit në Shqiperi. Pastaj me lindi dyshimi: a janë të gjithë gjallë emrat që figuronin si nënshkrues!? I pashë një nga një e me disa prej tyre nuk ndaj asnjë ide të përbashkët; e si mund të kisha firmosur nje peticion te palexuar!? Pastaj thuhej 57 intelektualë, fjalë e madhe kjo, sidomos kur perdoret vend e pavend !? Titulli ishte boll patriotik “Familje e shendoshë –Atdhe i shëndoshë”. Për një moment mendova mos na ka sulmuar ndonjë divizion homoseksualësh e i ka bërë gjëmën vatanit! E lexova dy herë për të kuptuar se cili ishte qëllimi dhe kujt i drejtohej!? Tepër e vështirë për ta marrë vesh. Shqetësim e pezm kishte plot aty. Nuk thuhej kush është nismëtari, cila organizate a shoqate e ka bërë, asnjë lajm!? Nqs një grup me identitet publik do të ndermerrte iniciativën për një peticion, fjala bie, pro apo kunder martesave apo të drejtës së adoptimit të femijëve nga ana e kopjeve homoseksuale sigurisht do të nënshkruaja menjëherë kunder një gjëje të tille. Një fakt kësodore për mua është i papranueshem dhe bie kunder moralit tim kristian, por kjo nuk më çon tek nënshkrimi i një peticioni diskriminues dhe me gjuhë plot gulce kunder homoseksualëve si të tillë. Jeta e tyre seksuale është zgjedhja e tyre. Në një vënd të lirë dhe demokratik përaq kohë sa nuk cenohen liritë dhe të drejtat e të tjerëve, çdokush ka të drejtë ta jetojë jetën e vet si të deshirojë e me orientimin seksual që do. Ka qëndrime të ndryshme rreth fenomenit në fjalë, disa e quajnë semundje e fatkeqësi (në këtë kategori që e mendojnë si çrregullim të fort të natyres së njeriut, bëj pjesë edhe vetë), të tjerë si një gjendje normale sidomos në vëndet e Europes. Po bashkëjetesa sociale, mua dhe askujt nuk i lejojne që bindjen e vet personale ta shnderrojë në doktrine diskriminuese, perjashtuese dhe si argumentin e vetëm në pervetësimin e së drejtës. Kështu rrezikojmë të bëhemi fondamentalistë e pseudopuritanë. Gjithashtu anetaret e komunitetit LGTB nuk duhet të jenë të dhunshem e arrogantë në ligjerimin e tyre! Stilin e jetes dhe deshirat e tyre nuk mund t’ia imponojnë shumicës. Kështu ata nga të diskriminuar do të rrezikonin të ktheheshin në diskriminues. Ne perdorim dy standarde; një për konsum të brendshëm në sintoni me mentalitetin tonë dhe keshtu dukemi simpatike duke terhequr vemendje politike a të ndonjë tipi tjetër dhe faqja tjetër për të huajt ku shfaqemi totalisht hipokritë si kalorës të drejtash. Për disa vjet Gjermania ka patur një minister të jashtem që ka vizituar edhe Shqiperinë e mik i saj që quhet Guido Vestervele, ateherë pse zotërinjtë peticioniste nuk shkuan ta dëbonin dhe të protestonin kunder një çnderimi të tillë se mbase keshtu mund të ndihmonin edhe gjermanet të bënin familje e atdhe të shendoshë!? Pse duhet t’i pranonin ndihmat e ketij shteti me kësi allasoj udheqësish!? Më shumë se kerkesat e ca duzinave homoseksualesh që ka Shqiperia, të cilet kerkojnë të mos diskriminohen me të drejtë, shoqërinë, familjen, atdheun tonë e kanë cenuar më shumë niveli i ulet i demokracisë , politikanet e korruptuar dhe demagogë, kriminaliteti i përshkallzuar, integrimi që na largohet si horizonti , ekonomia e rrënuar e shumëçka tjetër.
Tani jam i qartë çfarë janë dhe si bëhen peticionet në vëndin tonë! Aferim!
Panorama
Comments
Kur problemi qenka i tille ,
<p>Kur problemi qenka i tille , atehere edhe media ka per detyre te kerkoj te falur, qe boton peticione nga burime anonime .... Une e lexova per here te pare tek TEMA ... dhe gabimisht mendova se nismetar i saj duhej te ishte A. Lela ... Pranoj qe jam nxituar ne gjykim !</p>
Kush ta terhoqi veshin o
<p>Kush ta terhoqi veshin o katoliko???</p>
Nje saktesim Z. Gjekmarkaj,
<p>Nje saktesim Z. Gjekmarkaj, lidhur me deklaraten tuaj se "jeta seksuale e tyre eshte zgejdhja e tyre". Orientimin tone seksual nuk e kemi zgjedhur vete, ate per fatin tone te keq na e ka dhene natyra apo Perendia (qofte kjo e Bibles, e Kuranit, apo e te gjitha feve te tjera te botes). Orientimi seksual nuk eshte dicka qe mund te zgjidhet aq kollaj, sa nje adoleshenti apo dikujt ne moshe me te madhe t'i teket e ta ndryshoje, sic mund te beje me ngjyrat e kravatave, te kemishave apo te mbathjeve. Nese do te ishim kaq te zote sa te zgjdhnim orientimin tone seksual, duhe te te konsideroheshim super-qenie. Por nuk jemi te tilla; jemi te detyruar te pranojme ate oreintim seksual qe na ka dhene natyra, Perendia apo cfaredo lloj force ne te cilat besojne njerezit. Nuk kemi zgjedhur ne, thjesht nuk kemi mundesi te zgjedhim orientim tjeter.</p>
Add new comment