Kritikat e Blushit, gazeta Sot sheh një komplot kundër Ramës në bashkëpunim me të djathtën

Gazeta Sot ka analizuar numrin e sotëm me një frymë të pasur konspirative, kritikat e deputetit socialist Ben Blushi ndaj qeverisjes, duke marrë në shqyrtim të gjithë qëndrimet e tij të kohëve të fundit. “Në kulmin e ofensivës së Sali Berishës ndaj pikës më të fortë të qeverisë “Rama”, Ben Blushi befas ka intensifikuar si asnjëherë më parë, lëvizjet dhe sulmet mediatike kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij”, thotë Sot. “Nuk dihet nëse ka një koordinim të organizuar mes Sali Berishës dhe Ben Blushit, por të gjitha aksionet politike të Blushit për dobësimin e pozitave të kryeministrit Edi Rama në selinë rozë dhe në qeveri, sponsorizohen fuqishëm nga Sali Berisha dhe rrethi i tij mediatik. I konsideruar si pasardhësi i largët i Edi Ramës në Partinë Socialiste dhe si figurë që gëzon deri diku mbështetjen e amerikanëve dhe të qarqeve të djathta, Ben Blushi ka nisur të identifikohet edhe si kryeministër në hije. Pas kritikave sporadike ndaj ministrave, shpikjes së debatit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste, për zbatimin e statutit të PS nga Rama dhe pas pozicionimit kundër dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat, Blushi po kritikon qeverinë për luftën kundër drogës. Por çfarë synimesh dhe ambiciesh fshihen pas daljes së Blushit në këtë moment politik? Nëse Sali Berisha do të arrijë të shkaktojë një krizë si në ’98, kur detyroi Fatos Nanon të jepte dorëheqjen, atëherë Ben Blushi do të ishte një kandidaturë konsensuale për kryeministër”.
Për më shumë: http://www.sot.com.al/politike/blushi-l%C3%ABvizje-t%C3%AB-h...
a.k
Comments
Blushi eshte nje person
<p>Blushi eshte nje person komplet pa vlera per PS. Cfare ka bere ky njeri per te merituar te qenin deputet i PS? Cfare ka bere per njerezit e zones ku eshte deputet dhe cfare kontibut ka dhene per PS ne pergjithesi? </p>
Mire e ke ti Anono, ta
<p>Mire e ke ti Anono, ta perjashtojme na Partia e na Komiteti Qendror, e po vazhdoi akoma edhe ne burg ta hedhim qenin.....</p>
Add new comment