Lubonja ndërton një skenar hipotetik: Një grup deputetësh idealistë të bëhen bashkë kundër “bandave” politike

Në shkrimin e sotëm me titull “Harrojeni teorinë e së keqes më të vogël” tek Panorama, Fatos Lubonja hedh një provokim interesant. Pasi i rikthehet qëndrimit të tij se dy kampet kryesore politike janë në fakt “dy banda” që luftojnë kundër njëra-tjetrës për pushtet, para dhe influencë, Lubonja ndërton një situatë hipotetike sikur në parlament të dilte një deputet “i çmendur” nga rradhët e tre forcave të mëdha politike, që do të denonconte këtë gënjeshtër të madhe të iluzionit demokratik, duke dëshmuar pa u lodhur se çdo akuzë e njërës palë ndaj tjetrës është në fakt e vërtetë, dhe të gjithë “janë për në burg”. Do ta injoronin, thotë Lubonja, që e vazhdon skenarin me daljen e disa deputetëve të tillë guximtarë. Do t’i blinin me çdo mënyrë, vijon publicisti. E nëse nuk blihen, atëherë bandat do bënin paqe dhe do t’u viheshin pas këtyre rebelëve, madje dhe me ndonjë viktimë. Lubonja e çon deri në fund rezistencën e grupit hipotetik të deputetëve idealistë, duke thënë se sikur këta shtatë a dhjetë vetë të vazhdonin luftën, ata do të ktheheshin në heronj, dhe do të ndiqeshin shumë shpejt nga turma e njerëzve të frymëzuar që do të shihnin më në fund, një dritë në fund të tunelit. Madje do të bëheshin aq të fortë sa do fitonin.
Shpresa, pra edhe ftesa indirekte e Lubonjës është kësisoj e qartë: Një grup parlamentarësh të iluminuar duhet të bëhen bashkë dhe të thyejnë barrierat politike, për të nisur njëfarë misioni të shkallmimit të kësaj klase politike. A është e mundur?
a.k
Comments
Jo, nuk eshte e mundur. PSE

Jo, nuk eshte e mundur. PSE nuk eshte e mundur? Sepse ky "grup" deputetesh aktualisht nuk eshte i kercenuar ne asnje menyre! Perkundazi cdo deputet joshet ne cdo menyre te mundshme, provon pushtetin, i shijon, provon lajkat, i shijon etj etj keshtu me rradhe.
Qe keta deputete te veprojne, duhet te vendosen me shpatulla pas murit, te kercenohen me jete dhe me shfarrosje, dhe vetem atehere do kene forcen te kunderreagojne.

Lubonja e çon deri në fund

Lubonja e çon deri në fund rezistencën e grupit hipotetik të deputetëve idealistë, duke thënë se sikur këta shtatë a dhjetë vetë të vazhdonin luftën, ata do të ktheheshin në heronj, dhe do të ndiqeshin shumë shpejt nga turma e njerëzve të frymëzuar që do të shihnin më në fund, një dritë në fund të tunelit. Madje do të bëheshin aq të fortë sa do fitonin.

Po, dhe mbasi te fitonin do te formonin banden e tyre te etur per pushtet, para dhe influence dhe cdo gje do te fillonte nga e para, Tosi do te kerkonte nja shtate a dhjete te tjere te iluminuar e keshtu pa mbarim.....

Me vjen keq, po paska shkuar edhe Tosi me te shumtet......ben si skenar Hollivudi ama.......

Ku ti gjesh disa deputete

Ku ti gjesh disa deputete idealiste. Idealiste qe s'kaqne me nder breke ne by... Sepse vetem keta mund te jene idealiste. Te tjeret te cilet nuk e dine sesa pasuri kane dhe nuk arrijne ta justofikojne ne asnje menyre ligjore, jamne vetem kapo mafioze.

Kujti i ka lene baba apo gjyshi aq pasuri ketu sa te renditet ne anen e idealisteve.

Si shume fantazon Lubonja!

Si shume fantazon Lubonja! Edhe teoria e tij e kahershme se e gjithe klasa politike ka falimentuar dhe jane, jo gje tjeter por bandinte e banda, duket absurde. Jo vetem paralamenti yne, por, edhe sa kemi pare te parlamentet e tjera ne bote, ka lufte te forte midis opozites dhe pozites, madje ka kercitur karrigja ne koken e njeri tjetrit. Pra kjo eshte e zakonshme, po te thoshim keshtu. Lubonja ngul kemebe shume here se ka falimentuar sistemi, duke e kthyer kete ne retorike, por asnjehere nuk e thote se cili sistem, sepse kur themi sistem normalisht dhe shqip, kemi parasysh sitemin socilaist dhe sistemin kapitaliste. Duhet artikuluar me qarte se cfare ka parasysh Lubonja me sistem, se e artikuluar kashtu nuk kuptohet. Edhe teoria e tij se te gjithe politikanet jane nje lloj, pra duke mos bere asnje dallim mes tyre eshte tymnaje. Se psh nuk mund te themi se eshte njelloje Pandeli Majko me Lulzim Bashen etj, etj. Sipas Lubonjes vetem te iluzionet mund te kemi shprese. Por kjo s'mund te jete reale sepse iluzionet prandaj quhen te tilla.

Ne tregimin ne Bibl per

Ne tregimin ne Bibl per Sodomin dhe Gomorren, per dy qytete qe kishin rene ne korrupsion te pergjithem dhe per kete arsye Zoti desh t'i shkaterronte, Abrahami iu lut Zotit qe ne qofte se ne ato qytete kishte 10, 9, 8, apo 7 njerez te mire, Zoti t'i falte. Zoti iu pergjigj se ne ato qytete nuk kishte asnje njeri te mire. Ai i dogji ato me zjarr dhe me squfur. Keshtu duhet djegur dhe parlamenti yne.

kofini pas të vjelit!! dhe

kofini pas të vjelit!!

dhe lubonja,pasi e kemi thënë e stërthënë se janë dy hajdutë që po alternojnë vjedhjen,na del që e paska kuptuar!?

analisti i madh e ka kuptuar i parafundit!!i fundit ka mbet ver llapa!!

pastaj na del me teorinë ose lëshon imagjinatën foshnore pa dur në të tatpjetë!!

sikur të ishte një që të rrokullisej e më pas të mund të merrte dikë tjetër e në fund të bëheshin nja 7 a 10!!të duket sikur janë tu lujt boça pensionistët italianë!!
ndoshta një gjë e tillë dhe mund të ndodhë(afër kufirit të të pamundurës),ndoshta dhe mund të gjejë dikush guximin dhe dikush tjetër ti shkoj pas!ndoshta do të bëheshin nja 10 a 12!?ndoshta do të nxirrnin të gjithë të palarat e politikanëve mafiozë të ë dy grupeve!?

e pastaj????

asgjë!!asgjë absolute!!

sepse kush do ti besonte!!??

ata që akoma thonë se ahmet zogu është figura kryesore e kombit shqiptar??

ata që akoma thonë se tradhëtarët/bashkpuntorët e nazifashizmit ishin patriotë dhe bashkuan trojet shqiptare??

ata që akoma nuk pranojnë gabimet fajet dhe krimet e diktaturës komuniste??

ata që akoma thonë që sali berisha është demokrati më i madh i shqiptarëve??

ata që akoma nuk e kanë kuptuar se edi rama i ka tradhëtuar përpjekjet dhe gjakun e tyre??

kush do të jenë këta njerëz,kjo turmë,ky popull që do ti shkojë pas këtyre të "çmëndurve"idealistë??

toso,nuk kemi shoqëri në gjëndje që të ndjekë idealin!!sot shoqërinë shqiptare e ke anarkiste, e ke egoiste,e ke pa ideale kombëtare e shoqërore!!

për këtë çthurrje të saj,degradim moral një pjesë të mirë të fajit e ke dhe ti!!

me ato "çmitizimet" e tua TI dhe idiotë të tjerë,si ti,I HOQËT SHOQËRISË SHQIPTARE THEMELET;TABANIN!!

ja ngritët këmbët në ajër,por nuk e bëtë të fluturojë!! dhe ti e di fare mirë se po tu ngritën këmbët në ajër je o me bythë o me kuriz në tokë!!

kështu o tos analisti me largpamie dy ditore,je ti që ke shkatërruar në të shkuarën mendimin tënd të sotëm!!

me një fjalë pirdhi në të sot,se mutin ja ke bërë me kohë ËNDRËS TËNDE!!

Gjithe kesaj duket sikur i

Gjithe kesaj duket sikur i bene konak ajo thenia "do behen dardhat sivjet me qe me hahen mua." Kush e paska ndaluar kete liluminist te madh, te mbledh shoket e burgut, idealiste te vertetuar dhe me veprime jashteparlamentare te mobilizoje popullin per te vene ne jete ate qe dhe vete Jesu nuk arriti dote ta bente, por perfundoi i kryqezuar? Vallahi, truall per veprime idealiste eshte ky yni!!!

O Fatos! Idete dhe idealet, te cilat lindin dhe lulezojne ne te tjera vende, ketu ne vijne per te vdekur. Eshte provuar, se ky vend nuk eshte asgje me shume se nje varreze per per keto ndjenja fisnike. Prandaj, sic thuhet ne te tilla raste, "veri thembren bythes dhe hiqe shkopin zvarre", derisa perendia te marre per te te cuar tek te shumtit.

Add new comment