Tetor-prill, rritet me 150 ton zhdoganimi i cigareve

Postuar në 18 Maj, 2014 14:11

“Partia Demokratike e përshëndet aksionin e djeshëm të punonjësve të doganës që ndaluan cigaret që dyshohet se janë kontrabandë. Por përpara se të vetëshpallen si heronj dhe heroina të doganave shqiptare, Kryeministri dhe Drejtoresha e Doganave, duhet të sqarojnë opinionin publik në lidhje me të dhënat dramatike që vijnë në fushën e zhdoganimit për sa i përket cigareve,” deklaroi sot zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi.

“Për periudhën janar-prill të 2014, rezulton se janë zhdoganuar 220 tonë më pak cigare se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sigurisht që nuk ka rënë konsumi i cigares në vend. Këto të dhëna tregojnë se është rritur kontrabanda dhe evazioni. Edi Rama dhe Elisa duhet të kthehen nga bota e çudirave dhe të përballen me shifrat reale,” thumboi zëdhënësja e PD-së.

Dhe çfarë thonë shifrat reale?

Në dhjetor u rrit ndjeshëm importi i cigareve, para se të hynin në fuqi akcizat e reja në 1 janar. Si rezultat i stokut të krijuar në dhjetor, u pakësua ndjeshëm importi i cigareve në janar e shkurt.

Nëse krahasojmë gjithë periudhën 7 mujore që nga ndërrimi i drejtimit në dogana (tetor-prill), rezulton se vëllimi i zhdoganimit të cigareve është rritur 150 ton në krahasim me një vit më parë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Kjo anija me cigare ja pagoi doganen Shkelzen Berishes. Pse nuk e lejoni te kaloje?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.