Zv.Ministrja e Brendshme: Droga e kapur në Gjermani, operacioni i 7 muajve më parë

Të tjera sasi lëndësh narkotike janë kapur nga institucionet policore shqiptare. Këtë lajmë e ka bërë të ditur zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea në një komunikatë për mediat ku shpjegon se lajmi për kapjen e një sasie prej 5.6 tonë marijuanë në Gjermani bën fjalë për një operacion të 7 muajve më parë.
“Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinionin publik se asnjë ngarkesë droge me prejardhje nga Shqipëria nuk është kapur as dje, as javën e fundit dhe as muajin e fundit në territorin e Gjermanisë. Lajmet e publikuara në një agjenci lokale lajmesh gjermane bëjnë fjalë për një operacion të policisë gjermane të muajit tetor, në hetimet e të cilit bashkëpunon edhe policia shqiptare. Në bazë të të dhënave të mbledhura është regjistruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Shqipëri, procedimi penal me nr.233. Aktualisht po hetohet intensivisht nga pala gjermane dhe policia shqiptare për trafik droge edhe në të kaluarën”, është shprehur zv.ministrja Gjebrea.
Sipas zv.ministres Elona Gjebreas partnerët ndërkombëtarë jo vetëm nuk janë të shqetësuar me punën e Policisë së Shtetit në kuadër të goditjes së grupeve që trafikojnë lëndë narkotike, por janë më shumë se sa të inkurajuar nga impenjimi maksimal dhe rezultatet e rëndësishme të arritura veçanërisht gjatë 8 muajve të fundit. Kohët e fundit policia shqiptare ka arritur të godasë në disa aksione trafikantët e lëndëve narkotike, sikurse ishte edhe rasti i avionit në Divjakë. S.S
Comments
"Aktualisht po hetohet

"Aktualisht po hetohet intensivisht nga pala gjermane dhe policia shqiptare për trafik droge edhe në të kaluarën”
Do kisha qef ndonje mejtim te Eduard Zaloshnjes per kete fjali teper katunareske te personavee qe rrethojne Kryeministrin
I mbylli ceshtjet e tanishme me ate takimin e futbollit ne Lazarat kjo? Apo Shqiperia eshte i pari vend ne bote qe perfundimisht nuk tregtohet me droge. Si urban qe jam kete fjali te kesaj katunareje e lexoj jo vetem si presion te hedhur ne ajer kot, por edhe "Na llini rehat qe t'ju lejme rehat"

Danoco, po na analizon edhe

Danoco, po na analizon edhe fjalite mo. Analisti ti.

Add new comment