Rinasi rrëzon Berishën: Piloti italian u kontrollua në Rinas

Berisha shkruajti para dy ditësh në FaceBook: "Të dashur miq, burime serioze plotësisht të besueshme njoftojnë se piloti Reformato (rilindasi i Ramës), ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit. Për të hyrë dhe dalë nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdhër nga lart, në kundërshtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit të kompanisë së sigurisë së aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish-avokat i PS ne KQZ dhe bashkëshorti i znj. Johana Bushi, ish shefe e kabinetit të Edvin Kristaq Ramës si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e lartë në Agjencinë Kombëtare të Transportit Ajror në Rinas”.
Pamjet e kamerave të sigurisë të areoportit të Tiranës tregojnë se avioni privat tip “Piper” ka mbërritur në Rinas më datë 8 maj. Në plane tregohet shoqërimi i avionit drejt vendit të parkimit, menjëherë pas uljes së tij në pistë.
Dy ditë më pas, më datë 10 maj, piloti italian Giorgio Riformato do të ngrihej në fluturimin e famshëm që përfundoi me uljen në rërën e Divjakës.
Riformato shfaqet në planet e kamerave të sigurisë, të filmuara ditën e shtunë, duke u kontrolluar nga personeli i Rinasit, i shoqëruar nga punonjësit e aeroportit.
Së bashku me të, në kontroll kalojnë edhe dy çantat aq shumë të diskutuara të Riformatos. Ndërsa Riformato kontrollohet edhe fizikisht nga personeli i sigurisë, çantat kalojnë skanerin dhe po ashtu kontrollohen.
Pas përfundimit të kontrollit, piloti italian dhe punonjësit e aeroportit shoqërojnë shtetasin italian në sallën e tranzitit dhe më pas deri në daljen 4.
Në orën 13:15, kamerat e sigurisë të aeroportit e tregojnë avionin që ecën në pistë për t’u përgatitur për t’u ngritur në fluturim, deri sa merr miratimin e kullës për tu ngritur në ajër në orën 13:26.
Pamjet janë tashmë të sekuestruara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në funksion të hetimeve për trafik droge në bashkëpunim të mbetur në tentativë.
Së bashku me to oficerët e policisë gjyqësore po kryejnë verifikime të mëtejshme, mes të cilave komunikimet mes pilotit dhe kullës, për t’u dhënë përgjigje momenteve kyçe të kësaj historie.
Re.Pu.
Video: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=277972&ref=fp
Comments
Ky eshte mashtrim! Filmimet

Ky eshte mashtrim! Filmimet nuk jane nga prokuroria se i bie qe Llalla te demaskoje Berishen. Italiani eshte fut ne 8 dhe eshte nis ne 13? Cuditerisht shoferi foristrades eshte nga fushkruja si gjysma e personelit te aeroportit???
Si me qene vit elektoral e bene ket punen e avionit o Edo (them Edo se te kam dhene voten dhe nuk i duroj dot kto powerpointed e policise ndryshe do te thoja Edvin)

Sipas Policise Komisariati

Sipas Policise Komisariati lushnjes njoftohet se nje avion ka humbur kontaktet, POR POR po ulet ne divjake!!! (Dore e Berishes)
Arsyeja pse nje pilot turist apo pilot linje del perseri nga zona e "Kulim Kufirit" Nuk e thote Drejtorica (Kafe ka edhe ne zonen Tranzit duhanpirse madje)
Kjo polici qe nuk di te lidhe 2 gjera ne publikim sa e afte eshte??????????????

Nuk ka dite qe ne USA e

Nuk ka dite qe ne USA e sidomos ne kufirin me Meksiken te mos kapen sasi te konsiderueshme drogash te forta qe vine nga mbitoka(transporti me automjete) dhe nga nentoka(dhjetra tunele te nendheshme te hapura ilegalisht nga kartelet meksikane).Por ne keto 20 vjet jete ketej kurre nuk kam degjuar te rrezojme presidentin apo shefi i FBI te jape doreheqjen.Policia federale dhe ajo shteterore vazhdon punen e vet pa as me te voglen influence nga politika dhe njerezit e cmendur tip Berisha qe egzistojn edhe ketej por nuk i ka njeri ne refene.E keqja me emadhe e Shqiperise quhet Sali Berisha dhe Edi Rama ose ti tregoje deren e burgut ketij xhahili mesjetar ose do beje mire ti hapi rrugen nje njeriu tjeter ne krye te qeverise.Nje hajdut dhe kriminel qe sot eshte kryetar formal i PD ka kurajon ne ate shtet xhungel te beje thirrje per dorheqje e kryministrit legjitim.Opozite me mesjetare dhe te zhytur ne krim Shqiperia nuk ka per te patur ndonjehere.Pozita duhet te vere para pergjegjesise te gjithe fajtoret e shkaterrimit te ekonomise ne permasa katastrofale pa permendur listen e gjate te krimeve 21Janar ,Gerdec,rruga e Arbrit e shume te tjera.Rruge te mesme nu ka.

Add new comment