Një rast për të vlerësuar laicitetin e shkollës

Blogu “E-Zani” ka marrë në shqyrtim çështjen e laicitetit të teksteve shkollore, duke iu referuar abetares shqiptare. Është një diskutim që ende nuk po zhvillohet në nivelin e duhur në Shqipëri, ndaj edhe ilustrimi me abetaren që sjell “EZ” paraqet rëndësi. Bëhet fjalë për përfshirjen në abetaren shqiptare edhe të Nënë Terezës, e përcjellë me një foto dhe me disa fjali që e përshkruajnë atë si shenjtore dhe për veprat e saj si e këtillë. “Babi i tregon Zamirit për shenjtoren shqiptare, Nënë Terezën. Nënë Terezën e njeh gjithë e bota. Nënë Tereza kishte zemër të madhe. Gjithë jetën e saj ua kushtoi njerëzve të varfër. Ajo ndihmonte fëmijët e vuajtur. Sa e sa fëmijë ka shëruar ajo me zërin e saj të ëmbël”, është teksti në abetaren shqiptare. Ky tekst është përfshirë si ilustrues për gërmën “Z”,i shembullizuar me “Zemra e Nënë Terezës”. Tema është shumë e rëndësishme, pasi ai nuk lidhet vetëm me laicitetin, por edhe me penetrimin e përmbajtjeve politike në tekste të tjera shkollore, ku nuk mungojnë ilustrime me mjedise ku dominojnë banera partish të caktuara. Aq më i rëndësishëm është kujdesi për këtë, kur me ligj shkolla njihet si laike dhe për rrjedhojë, çdo tekst që hartohet nuk mundet të lejojë afilacione sado të vagullta në mendjen e fëmijëve.
s.z
Comments
E si duhet te jepet figura e

E si duhet te jepet figura e Nene Terezes sipas e-zanit? Mos duhet te fshihet qe ajo eshte shenjtore? E pse ju djeg kaq shume kjo musilmaneve te e-zanit?

Figura e Nene Terezes nuk ka
Figura e Nene Terezes nuk ka pse te perfshihet ne tekstin e abetares per femijet e moshes 6 vjec per sa kohe figura e saj do te shoqerohet detyrimisht me shpjegime te aktivitetit te saj qe ka qene mirefilli fetar.
Vete Vatikani nuk e ka

Vete Vatikani nuk e ka shpallur shenjtore. Deri tani thjesht ka bere letrat per shenjteri, por nuk eshte shpallur ende. Mbi te gjitha, qe ta quash shenjtore, duhet te besosh tek katolicizmi dhe shkolla si institucion laik nuk mund te flase si pasuese e nje dogme fetare.

Ne kete copeze abetareje, mua

Ne kete copeze abetareje, mua me shume se sa perfshirrja e Nene Terezes, me ben pershtypje emri i djalkes ZAMIR, pastertisht SLLAV, madje SOVJETIK.........

Add new comment