Dhunohet 26 vjeçari, policia liron autorët. Familjarët: Drejtësia të mos e tolerojë krimin

Postuar në 10 Maj, 2014 09:31

Familjarët e Bledar Meçe kërkojnë hakmarrje. I riu Meçe u dhunua dhe u grabit ditën e sotme nga dy persona. Familjarët e tij, përkatësisht prindërit e tij, Zoje dhe Muhamet Meçe janë prononcuar për “News24” TV dhe kanë kërkuar që drejtësia të mos e tolerojë këtë krim të kryer, në të kundërt do të jenë vetë ata që do të vendosin drejtësinë për djalin e tyre, duke falënderuar policinë për reagimin e menjëherëshëm dhe arrestimin e autorëve.

"Ishte angazhimi ministrit Tahiri që solli arrestimin”- është shprehur nëna e të 26-vjeçarit. “Drejtësia të mos e tolerojë krimin e kryer,”- ka theksuar Muhamet Meçe babai i të dhunuarit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, ku  dy persona të armatosur kanë grabitur xhiron ditore dhe kanë dhunuar me mjete të forta pronarin e lokalit 26-vjeçarin Bledar Meçe. Ngjarja ka ndodhur në Manzë të qytetit të Durrësit.

Bledar Meçe i plagosur me mjete të forta është transportuar në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje policia vuri në pranga dy të rinjte, Izmir Allci, 25 vjeç dhe Romario Shehi, 22 vjeç. Mësohet se dy autorët e ngjarjes janë liruar pak kohe më parë nga amnistia.  Pikërisht nga ky lirim i tyre ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të 26 vjeçarit.

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/i-riu-dhunohet-nga-grabi...

 

S.S

 

.  

Comments

Submitted by Hahaha (not verified) on

<p>Amnisti me efekt prapaveprues ...liron hajdutet e ardhshm....me nje fjale dhunoni e grabisni se kini amnistine....E pastaj thone te ndalim gjakmarjen.Ju po i shtyni ne gjakderdhje kete te shkrete....Ju dhj... shtetin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.