Tahiri: Avioni u nis nga Rinasi, dyshohet për trafik droge, piloti pretendon se u ul për shkak të defektit

Postuar në 10 Maj, 2014 11:53

Ministri I Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri në deklaratën e posaçme për shtyp lidhur meavionin e kapur në Divjakë u shpreh se, ka dyshimet për trafik droge. Tahiri bëri të ditur se, avioni është nisur nga Rianasi me leje të lëshuar nga Aviacioni Civil. Ndërsa në një automjet pranë avionit të rrëzuar u gjetën 460 gr kanabis.

Deklarata

Sot në ora 14:40 një avion i vogël ka bërë ulje në plazhin e Divjakës, ku edhe është dëmtuar duke thyer njërën nga rrotat dhe elikën. Policia e Shtetit ka ndaluar pilotin, i cili është shtetasi italian, Giorgio Riformato.

Nga hetimet paraprake rezulton që avioni është nisur nga Rinasi në orën 13:26 me leje numër 193, lëshuar nga Aviacioni Civil, dhe me destinacion Italinë.

Nga të dhënat paraprake, kjo është hera e parë që ky avion ulet në vendin tonë. Avioni është gjetur bosh, ndërkohë që pretendimi i shtetasit italian është se ka bërë ulje të detyruar për shkak të difektit teknik, gjë që pritet të verifikohet nga hetimet.

Paralelisht nga Policia e Shtetit dhe policia kufitare e zonës, së bashku me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, është bërë rrethimi i zonës, ku dhe është identifikuar një makine tip Mitsubishi me targë AA 794 EU me një ngarkesë drogë të llojit hashash, si dhe disa çanta me lëndë narkotike në afërsi të saj. Në vlerësimet paraprake, mendohet të jenë rreth 460 kg kanabis.

Sapo jam informuar nga Policia se në këto momente është arrestuar drejtuesi i mjetit, Saimir Bajrami, vjeç 35, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro. Nga të dhënat paraprake, ky shtetas ka jetuar në Itali dhe ka mbërritur në Shqipëri vetëm 2 ditë më parë.

Në vijim të hetimeve, Policia e Shtetit do ju informojë më shumë për këtë ngjarje, sigurisht edhe nëse avioni dhe fuoristrada e kapur në atë zonë janë pjesë e një tentative për trafik të paligjshëm.

S.S

Comments

Submitted by Doreheqja, e Kujt? (not verified) on

Te gjithe gabojne,

por ne politike e qevrisje, kur gabon largohesh.

Ne Shqiperi, Rlindja erdhi dhe u shnderrua ne Riformaton italian!

Lubonja foli, serish, dhe eshte i besueshem, por Berisha ben me mire te rrij menjane...

Opozita duhet te mos nxitohet ne vjeljen e frutave te makuterise se aleamces me Meten...

Te ndihmohet funksionimi i shtetit, ne menyre qe te perfitojme te gjithe.

Prokuroia dhe drejtesia ka nje shans te prononcohet ne lidhje me perfoljen e saj dhe perdorimin prej politikes.

Berisha ua la buxhetin bosh, dhe rilindasit u detyruan te perdornin avionet!!!

Meta dhe Rama duhet te kerkojne ndjese per Mushkonjat, kurse Tahiri t'i pergjigjet mesazhit te Shefit...

Submitted by Marin (not verified) on

Bravo Sajmir Tahiri.

Le te bertase sa te duan Saliu me shoke. Kjo qeveri eshte e vendosur ne luften kunder krimit.

Ishte studiuar, menduar, policat ishin hazruar dhe kishin dale ne vendin e duhur per te bllokuar pilotin e droges, po ashu dhe fugonin me droge. Ndryshe nga heret tjera te qeverise se vjeter ku droga fluturonte per Itali, kjo qeveri e lufton krimin dhe kap transportuesin, me avion apo me fugon qofte. Ska me avione te Berishes te transportoje miell nga divjaka per Itali.

Nje problem ka, se ca do ndodhte po te mos ishte thyer rrota avionit, po gjithsesi, qeveria eshte e vendosur ne luften kunder krimit. Kjo qeveri po hap nje kapitull te ri ne lidhje me sigurine , qeveri, e cila ne rrugen drejt Evropes, e mbeshtetur dhe nga parneret nderkombetare dhe me gjere, po e udheheq popullin nga fitoja ne fitorje

Submitted by Albi (not verified) on

Vetem dizinfektimi i mushkonjave ka mbetur si problem per tu zgjidhur.

Submitted by Gjon (not verified) on

Marin,

Qeveria, qe kaq shume e do  trasparencen, nuk lejoi asnje gazetar te filmonte avionin ndersa po beheshin verifikimet dhe kjo nuk i ben shume te besueshme deklaratat e Tahirit. Apo ti je i bindur se Tahiri nuk di te genjeje?

Kush mund te garantoje qe avioni ishte bosh, Tahiri dhe vartesit e tij ?

Kjo menyre pune me mungese te theksuar trasparence le shteg per shume spekullime e natyrisht opozita do te beje punen e saj.

Kjo qeveri perhere e me teper po dallohet per diletantizem te pashoq ne perqasjen ndaj problemeve dhe ne komunikim si ndodhi se fundmi ne rastin e Rames me perkthyesen.

Submitted by Danoçi (not verified) on

z.Marin edhe thua qe policia e kishte studiuar dhe menduar mire pastaj thua ne fund po te mos ishte prishur rrota...
Rilexoje edhe nje here ate qe ke shkruar se para se te komentosh qe te mos dalesh DEFICENT
Une gjykoj qe Saliu ka nje faj shume te madh, per defiçentizmin qe ka kap kete popull...

Submitted by Doreheqja, e Kujt? (not verified) on

Po mire o Marin, mire e thua ti. "policia kishye dale ta kapte avionin" se e dinte qe kishte ardhur per te trasportuar

miellin e bardhe, dhe ne kemi deshire te jete keshtu,

por a na thua dot, pse Polivia nuk kapi paraprakisht makinen me droge.

por e le ate te afrohej tek plazhi, te binte edhe avioni, te mbetej pa nje rrote, dhe pastaj ta kapte shoferin?!!!

Lat nam or burra!

Ti thua se "nuk ka makina e avione te berishes" qe shesin drogen.

Ne qofte e vertete, le ta pranojme: tani kemi pune me keta qe erdhen duke premtuar se nuk do jene si ai, Berisha!

T'i mbyllim rrugen trafikut, Marin, se hajdutet e trafikanete, pa dallim ngjyre, s'jane me ty, as me mua...

Ata jane bashke.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Me të tilla mushkonja që kemi ne nuk ka disifektant që mun të bëjë derman

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.