Luan Rama: LSI mbron vlerat antifashiste, jemi në krah të veteranëve

Postuar në 09 Maj, 2014 11:35

Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim në kuadër të përkujtimit të 9 Majit, Luftës Antifashiste Nacianal Çlirimtare ka përshëndetur të gjithë veteranët për ditën e fitores mbi fashizmin.

 

Luan Rama e ka cilësuar këtë datë si një ditë e fitimtarëve mbi fashizmin. “9 Maji është dita e fitimtarëve mbi fashizmin. Nderim të gjithë partizanëve shqiptarë që e bënë Shqipërinë fitimtare”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i LSI.

Gjatë përshëndetjes së tij Rama ka argumentuar se të gjithë ata që e bënë dhe fituan luftën, ishin brezi i idealizmit dhe sot duhen nderuar përjetë, pasi falë tyre ne gëzojmë ditët në të cilat jetojmë. ”LSI mbron luftën dhe vlerat antifashiste”, u shpreh ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

 

 

S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Aman veçse mos na ulodhni shumë lumë ore popull se mezi na kemi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.