Pollo i kërkon Nishanit të dekorojë ish-përkahësen në luftën ndaj Berishës

Postuar në 10 Maj, 2014 03:25

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që të dekorojë deputeten e Parlamentit Europian, Doris Pack.

Kërkesa është dorëzuar nga Genc Pollo, i cili ka një marrëdhënie të veçantë me eurodeputeten gjermane që prej kohës kur deputeti demokrat krijoi fraksionin (PDR) brenda PD-së. Letra, gjithashtu mban firmën e Majlinda Bregut, Aldo Bumçit, Irida Tabakut dhe Sheferedin Shehut.

“Me këtë letër do të donim t’ju shprehnim kërkesën për të shqyrtuar mundësinë për t’i akorduar një dekoratë të lartë deputetes së Parlamentit Europian zonjës Doris Pack. Zonja Pack, e cila nuk rikandidon më për në Parlamentin Europian, ka një kontribut të shquar përgjatë më shumë se dy dekadave të fundit për Shqipërinë duke nxitur, mbrojtur e përfaqësuar në mënyrë konsekuente interesin e integrimit europian të vendit tonë”, shkruhet në letër.

S.S

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çthoni more e çfar pastaj dhe deputetja Sllovene ka bërë një punë të admirushme për vendin tonë pa parë se kush është në pushtet e majta apo e djathta ka thënë mendimin e sajë lirshëm&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.