Ramush Haradinaj takohet me Ismail Kadare: Diskutohet platforma politike e AAK-ës

Ramush Haradinaj takohet me shkrimtarin Ismail Kadare. Gjatë një vizite në Tiranë, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar këtë takim me shkrimtarin Kadare për të bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, por jo vetëm. Nga komunikimi i AAK për mediat ata kanë biseduar edhe për aktualitetin në diasporë dhe botën shqiptare në përgjithësi.
Kryetari Haradinaj ka diskutuar me shkrimtarin Ismail Kadare edhe për platformën e re politike të Aleancës, “Drejtim i Ri”, për zhvillimet në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi . “Gjatë një takimi në Tiranë, e mora mendimet dhe mbështetje për platformën tonë politike, "Drejtim i Ri" për Kosovën”, ka thënë kryetari Haradinaj.
Kosova ndodhet një proces ku do ti nënshtrohet zgjedhjeve të parakohëshme në 8 qershor dhe të gjitha partitë politike po rishkojnë platformat e tyre politike.
http://ina-online.net/kosova/42662.html
S.S
Comments
"Qelbësira këndej dhe përtej
"Qelbësira këndej dhe përtej kufirit, bashkohuni!"
Add new comment