Nis punën Komisioni i “Drogës”, Strazimiri: PS po i merr të gjitha, s’kemi ç’të themi më

Postuar në 09 Maj, 2014 08:01

Ka nisur punë sot Komisioni Parlamentar Hetimor për hetimin e akuzave mbi përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Kryetarja e Komisionit, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, u shpreh se, “qëllimi i punës së Komisionit është zbardhja e të vërtetës së akuzave të PD-së”.

PS përveçse do të ketë kryetarin e komisionit dhe shumicën në komision, deputetja tjetër Silva Cara do të jetë sekretare e komisionit. Kjo gjë është kundërshtuar nga PD. “Nëse ju doni ta mbani edhe sekretarin veç kryetarit që e keni, edhe mazhorancën, pra ne s’kemi ç’të themi më. Por, kryetarja Felaj theksoi se, “po zbatojmë ligjin, hajde votojmë. Ndërsa Strazimiri reagoi duke thënë se, “nuk thashë që është shkelur ligji, por që ju i keni të gjitha, prania jonë s’ka kuptim. Ju doni edhe sekretarin, keni mazhorancen keni dhe kryetarin”.

Nënkryetar i komisionit do të jetë deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Në përbërje do të ketë 9 anëtarë, 4 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca. Opozita do të përfaqësohet nga deputeti Oerd Bylykbashi, Alban Zeneli, Gent Strazimiri dhe Voltana Ademi. Ndërsa deputetët e mazhorancës do të jenë Ermonela Felaj, Arben Cuko, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalija, Silva Caka.

Debati Strazimiri:Mazhoranca ka vendosur të propozojë sekretarin ne nuk kemi arsye pse të propozojmë sekretar. Është e kotë të nxjerrim një kandidaturë sepse mazhoranca ka shumicën. Felaj: Neni 10 paragarfi i dytë. Komisioni në mbledhjen e tij të parë zgjedh nga radhët e tij me shumicë votash një sekretar nga të gjithë anëtarët pa përcaktuar ndarjen politike. Nuk ka asnjë vendim të marrë më parë jashtë kësaj mbledhje. Strazimiri: Keni mazhorancën doni dhe sekretarin Felaj: Nuk kemi marrë asnjë vendim kemi bërë vetëm një propozim. Strazimiri: Fakti që e propozoni do të thotë që do e votoni. Nuk thash që është e jashtëligjshme thjesht bëra konstatim. Qefalia: Kam të drejtë të votoj kë të dua se jam anëtar i komisionit. Strazimiri: Të gjithë kolegët e mazhorancës nuk kanë ndërmend të tallen me kandidaturën e saj. Votat tuaja jepjani zonjës merrni dhe sekretarin. Bylykbashi: Bazuar në një bisedë paraprake ishim në një lloj dakordësie që sekretaren mund ta merrni ju. Në rastin e kryetarit ligji e përcakton saktë se kush e merr këtu është një votim me shumicë. Nëse do i qëndronim një gjysmëfjale për ta marrë ne, dakord. Nëse do votoni unë e tërheq propozimin. Felaj: Ligji detyron kryetarin e komisionit që t’ju bëjë me dije anëtarëve të komisionit edhe planin paraprak të hetimit. Ky komision do të funksionojë në bazë të ligjit. Natyrisht zbatimin e ligjit do ta ndjekim duke mbledhur në lidhje me këtë çështje të dhënat nga institucionet shtetërore te cilat kane dijeni për këtë ngjarje. Mbi informacionin që do të marrim mbi këto shkresa të orientojmë dhe hetimin e ardhshëm. Cdo lloj dijenie që do të na rezultojë nga këto shkresa të thirret dhe të pyetet si dëshmitar. Bylykbashi: Këtu jemi që ky komision të përmbushë detyrën e tij që është hetimi i shqetësimeve shumë serioze, për një çështje që vë në pikëpyetje kredibilitetin si vend anëtar në NATO. Ajo që na intereson të gjithëve është të nxjerrim në dritë të vërtetën, çdo veprim tjetër nuk do t’i bënte nder askujt. Nuk do të kufizohemi vetëm tek informacionet që do të na vijnë, do të kemi mundësi të bëjmë seanca dëgjimore dhe të pyesim dëshmitarë lidhur me këtë çështje. Felaj: Plani i hetimit paraprak nuk është një plan statik. Gjatë kohës që do na duhet të pyesim dhe verifikojmë diçka do ta bëjmë duke iu përmbajtur gjithë kuadrit ligjor që na detyron ne si anëtarë të këtij komisioni hetimor ti përmbahemi. Strazimiri: Ky komision duhet të sillet si një kuazi-prokuror, sepse ka për detyrë të hetojë. Opozita e ka marrë shumë seriozisht, pavarësisht se ju keni nxituar të merrni iniciativën për komisionin për të marrë kryetarin, sot morët dhe sekretarin. Megjithëse në kushte krejtësisht të disfavorshme, më lejoni të ritheksoj se ju nuk e keni pranuar objektin e këtij komisioni. Nuk akuzon askush Forcat e Armatosura. Keni vendosur ta spostoni objektivin tek Forcat e Armatosura. Paguajmë të hetojmë, jo të garantojmë që akuzat janë të pabaza. Felaj: Pasi vendimet merren ato nuk diskutohen. Kuvendi ka marrë vendimin për ngritjen e komisionit. Përmbajtja e vendimit nuk diskutohet më. Ne duhet t’i përmbahemi objektit dhe qëllimi të ngritjes së komisionit. Ka për qëllim zbardhjen e të vërtetës. Për këtë arsye është ngritur komisioni që të hetojë faktet dhe rrethanat. Bylykbashi: Ky komision nuk ka më kohë për të dëgjuar diskutime që nuk kanë lidhje me objektin e punës së tij. E theksoj atë që tha zoti Strazimiri ne në akuzat tona nuk sulmojmë Forcat e Armatosura është qëllimi i mazhorancës që në formulimin që ka bërë ta bëjë të duket i tillë. Nuk mundet që ky komision të shikohet si garanci që akuzat e opozitës janë të pabaza. Duhet të hetojë në mënyrë të paanshme dhe të mbledhë faktet dhe provat. Duke qenë se ky komision do marrë informacione nga institucione të rëndësishme unë kërkoj që të gjithë anëtarët e komisionit të bëhet betimi dhe të certifikohen në lidhje me informacionin e klasifikuar. Duhet ti japim garanci për paanshmëri. Felaj: Unë do ju bëja me dije që në mbledhjen pasardhëse anëtarët e këtij komisioni kanë detyrim të ruajnë sekretin e atij informacioni dhe do marrim masa për pajisjen me certifikata. Të gjithë anëtarët do bëjnë betimin mbledhjen e ardhshme. Mbledhjen e deklaroj të mbyllur. Në rendin e ditës së mbledhjes se ardhshme do jetë miratimi i rregullores. S.S

Comments

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Tashme e moren vesh, shumica e shqiptareve e mori vesh,

se shtresa politike e Tiranes pluraliste eshte pothuaj e tera e korruputuar...

Nese jo, ju nuk keni te drejte te beni asnje takim sekret, asnje takim larg syve te opinionit publik...

Menyra se si e perdorni ju, fjalen SEKRETE" eshte sikur ju druheni nga dikush prej fqinjve apo me tej akoma.

Kjo eshte absurde, teksa ne e dime se shefat tuaja nuk jane te pavarur nga Fqinjet dhe Te Huajt ne pergjithesi.

Ju e dini se, shyqyr Zotit, jeni te pergjuar nga amerikanet e NATO, keshtu qe mos cani koke per te huajte e tjere.

Por neve, ne shqiptareve, nuk na genjeni dot me...

Ata deputete e politikane e qeveritare qe kerkojne te ruajne sekrete te tilla, si ky i radhes,

ata me siguri jane o hajdute o trafikante, oe te dyja bashke!

Nese vertete pranoni qe jeni pa moral, duhet ta marrin vesh tere shqiptaret...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.