Bumçi dhe Çollaku: Liberalizimi i vizave për Rusinë, sfidë ndaj SHBA-ve

Opozita po i bën oponencë qeverisë thuajse ndaj çdo vendimi duke mos pasur një fokus. Reagimi më i fundit i PD-së ka të bëjë me një vendimi rutinë që liberalizon vizat me Rusinë dhe disa vende të tjera për sezonin turistik.
Aldo Bumçi që gjatë qeverisjes së djathtë ka mbajtur dhe pozicionin e ministrit të Jashtëm përveç atij të Turizmit thotë se, edhe PD ka marrë një vendim të tillë por tani situata ka ndryshuar. “Ne kur ishim në pushtet, kemi marrë çdo vit vendime qeverie për heqjen e vizave me disa vende të ndryshme të botës, me qëllim për të nxitur turizmin në Shqipëri. Por kjo është bërë në kohë normale. Sot situata është krejt ndryshe me Rusinë. Është gjendje agresioni dhe për mendimin tim, vendimi i qeverisë shqiptare është i nxituar dhe I gabuar”, tha Bumçi.
Akoma edhe më tej ka shkuar ish-zv.ministri i Jashtëm, Kreshnik Çollaku, që e cilëson këtë veprim naiv dhe sfidë ndaj aleatëve perëndimorë. “Ky është një veprim naiv në dukje , por në thelb është një sfidë që I’u bëhet aleatëve perëndimorë të Shqipërisë. Ndërkohë që SHBA-të dhe BE-ja po shtojnë sanksionet karshi Rusisë, ndërkohë që po kthejnë regjimin e vizave me Rusinë dhe ata vende që nuk e kanë pasur, Qeveria shqiptare heq vizat dhe u hap dyert rusëve dhe Rusisë”, është shprehu Çollaku.
Comments
Nuk eshte sfide, por eshte
<p>Nuk eshte sfide, por eshte shfrytezim sezoni per kryerjen e kontakteve dhe veprimtarive agjenturore ruse ne Shqiperi, eshte nje fare balance ndaj veprimtarise agjenturore te Perendimit.</p>
Add new comment