Gafa e Topallit me raportin e OKB-së për naftën

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi dje publikisht se Kryeministri Edi Rama ka gënjyer dhe se embargoja e naftës është vendosur në nëntor të vitit 2013, dhe jo në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.
“Në çështjen për embargon Kryeministri gënjeu. Edhe një herë, ashtu si herën tjetër kur na thotë për mushkonja dhe tenton ta kalojë situatën me humor, kësaj radhe na lexoi ca shkresa të 2013-s. Marrëveshja me 6 fuqitë e mëdha është bërë në nëntor 2013. Nuk flitet para nëntorit të vitit 2013. Në mars embargoja është thyer dhe është bërë import në drejtim të Shqipërisë. Çdo gjë tjetër që ky zotëria foli është mashtrim. Natyrisht që para marrjes së statusit ky është një dëm i madh që i bëhet Shqipërisë. Shqipëria në mars të 2014 ka shkelur embargon e firmosur në nëntor të 2013-s”, u shpreh Topalli.
Por, ky pohim i ish-kry etares së Kuvendit rezultoi të jetë gafë, pasi sipas raportit të OKB-së në vitin 2013 embargoja e naftës me Iranin u lehtësua pikërisht në nëntor të vitit 2013 dhe nuk u vendos në këtë periudhë, siç deklaroi Topalli. /Panorama/
Comments
S'prish pune, dis muaj me
<p>S'prish pune, dis muaj me heret apo me vone per Jozin jane njesoj. Mbase ndonje dite do te lexoje edhe ajo kronologjine e ngjarjeve politike</p>
Add new comment