Debati në “Tonight”, Auron Tare: “A janë dëshmorë shqiptarët e rënë në luftën italo-greke?” Nano: “Ka shumë figura që janë lënë në koshin e historisë”

Postuar në 08 Maj, 2014 16:09

Sot në emisionin “Tonight” i drejtuar nga Ilva Tare është diskutuar për figurën e Enver Hoxhës dhe qëndrimin tonë si shoqëri ndaj komunizmit. Debati ka derivuar edhe në çështjen e qëndrimit ndaj dëshmorëve, pasi është pjesa e luftës së drejtuar nga Enver Hoxha ajo që shpesh konfronton me periudhën e pushtetit. Ideja më pajtuese në dukje është vlerësimi sipas kontekstit, që u mbrojt nga Mustafa Nano, i cili theksoi se “historia është shumë komplekse” dhe se nuk mund të gjykohet e ndarë mes të mirëve dhe të këqinjve. “Ka mjaft figura që janë hedhur në koshin e historisë”, tha Nano. Nga ana e vet, Auron Tare ka shtruar një pyetje që prodhon debat: Nëse do të vlerësojmë si dëshmorë të gjithë ata që luftuan për Shqipërinë sipas pikëpamjes së tyre, si do t’i quajmë 44 të rënët shqiptarë në luftën italo-greke, ku ata merrnin pjesë krah italianëve? “Edhe ata luftonin për Shqipërinë sipas pikëpamjes së tyre”, tha Tare. Një pyetje të cilës nuk iu dha dot një përgjigje, por që tematizon kategorizimin e dëshmorit.

s. z

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

liria e fjalës është me një kuptim të madh!!aty përfshihet dhe budallallëku!!budallallëku një nga mënyrat e shprehjes ka dhe fjalën!!

44 të vrarët në krahë të pushtuesit për të sulmuar një shtet fqinj!?dhe ata paskan luftuar për shqipërinë?!a mund ti quajmë dëshmorë?!

po mund të quajm dëshmorë dhe ata që vranë dëshmorët që luftuan kundër pushtuesit,mund të quajm dëshmorë dhe gjermanët japonezët,italianët njëlloj si amerikanët anglezët rusët francezët e kështu me rradhë ata që pësuna agresion nga këta dëshmorë që ishin të bindur se luftonin për vëndet e tyre!

nqs ky nuk është një provokacion,vazhdim i fillimit të shkrelit,ose një publicitet partiak a personal,për mua ka vetëm një emër!!

çmënduri!

çmënduri që nës pranohet nga politika shqiptare nuk bën gjë tjetër veçse SANKSIONON,PËRLIGJ LIGJIN E LUFTËS QË GREKËT E MBAJNË AKOMA NË FUQI!!

vë në pikpyetje votën e dhënë në 23 qeshor!vë në pikpyetje integritetin teritorial!vë në pikpyetje sigurinë e shtetit shqiptar!!e këthen shqipërinë në një vënd agresor!!

deri më sot asnjë qeveri shqiptare nuk ka qënë kaq e trashë sa të provokojë një situatë të tillë!!auron tare është një deputet i shumicës!!

katastrofë!

Submitted by alidemsi (not verified) on

Ooooo Auron Tare...... Vertete ke vlera ne disa pune qe ben me pasion, por mos u merr me  verifikimin e fakteve historike apo ne vleresimin e atyre dokumentave qe zbulon, pasi te mmungon metodologjia e verifikimit te faktit, qe eshte a-ja e vertetimit shkencor te nje fakti hiistorik apo edhe te nje dokumenti. Ti quash deshmore ata 44 shqiptare qe u vrane krah pushtuesit fashist italiane, ne lufte per pushtimin e Greqise, ose qofte edhe per "çlirimin" e Çamerise dhe bashkimit te saj me Shqiperine... eshte nje turp shhuume i madh dhe nje ofendim thellesisht "madheshtor" per inteligjencen dhe patriotizmin e nje populli te tere... Me kete logjike ne atehere mund te themi se si Italia, e po ashtu edhe Gjermania, e bene pushtimin e Shqiperise, dhe krijuan shqiperine e Madhe, nisur nga te njejta pozitat me Amerikanet dhe NATO per çlirimin e Kosoves... atehere per ne nuk duhet te jene pushtues por turiste... e se fundmi kot qenkemi munduar qe u vume pushken... Po per ata shqiptare qe u bashkuan me ggrekkun ne lufte kunder italianeve, si duhet ti quajme...??? Batalioni Tomorri, qe kishin mobilizuar italianett ne kete lufte dezertoi dhe u bashkua me greket ne luften e tyre te perbashket kunder pushtuesit fashist... Atehere si duhet ti quajme keta...??? Kujdes Auuroooon..... Nuk do te thote gje se je i gjate.... mund te keputesh kollaj....

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk jam dakort fare me parashkruesit.  nje vend serioz i nderon deshmoret e vet.  Shikoni Gjermanine demokratike sot e cila i nderoi ushtaret e vet qe u vrane ne Shqiperi duke ju ngritur nje memorial ne mes te parkut te tiranes.  po gjermanet kane luajtur mendsh sipas jush?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.