Me duar të pastra edhe në Kosovë? Eqrem Kryeziu: “Me iu lut Zotit me ndonjë "opus pokus" arrkaba dakrra" mund të bëhet një Qeveri e pakorruptuar"

Postuar në 08 Maj, 2014 08:57

Kosova shtet duket se e ka arritur Shqipërinë shumë shpejt në një tregues negativ si korrupsioni. Me kalimin e vendit drejt zgjedhjeve të reja që do të mbahen më 8 qershor, ka nisur edhe diskutimi i aleancave, por edhe i sfidave të qeverisjes së ardhshme. Dhe lufta ndaj korrupsionit me gjasë do të kthehet në një kalë beteje, një “kalë” që të paktën ka të mirën se i jep një mundësi të gënjeshtërt suksesit, përmes premtimeve.  Situata është e tillë saqë është vështirë të besohet se kush realisht është në gjendje ta luftojë korrupsionin. Për Eqrem Kryeziun e LDK-së në Kosovë kjo pyetje e bërë nga gazeta “Express” të kap në befasi. “Me të thënë të drejtën, tash jam hutue krejt dhe s'po mund t'i dalloj se cila është parti që garanton qeveri antikorrupsion. Ndoshta me iu lut Zotit me ndonjë "opus pokus" arrkaba dakrra" mund të bëhet një Qeveri që nuk është e korruptuar. Ndoshta, ka njerëz të pakorruptuar, por s'i kanë dhënë pesë parë për ata që janë korruptuar rreth tyre”, ka thënë ai.

http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-eqrem-kryeziun-as-...

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>thuhet: hokus pokus abrakadabra</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.