Komisioni për lëvizjet në polici, demokratët njerrin në skenë pengmarrjen e Flamur Pislit dhe akuzojnë Artan Didin për “vrasje në operacion policor”

Postuar në 07 Maj, 2014 07:57

Komisioni Hetimor për lëvizjet në polici ka nxjerrë sot në skenë disa akuza që në pamje të parë implikojnë kreun e Policisë së Shtetit, Artan Didi. Anëtarët demokratë të komisionit kanë nxjerrë një videoprojektor për vrasjen e Falmur Pislit, që mori peng në Greqi një autobus me pasagjerë për t’u ekzekutuar mandej në territorin shqiptar. Kreu Arben Ristani ka hedhur dyshime se polici që ka qëlluar për vdekje mbi një nga pengjet, shteasin grek, Jorgos Kurluris, është pikërisht Artan Didi. “Didi dyshohet se është i përfshirë në një veprim që për ne është kriminal pasi ekzekuton një njeri të pafajshëm gjatë një operacioni policor”, është shprehur Ristani. Aluzioni është shumë i rëndë, por ai gjithsesi nuk shoqërohet me planin e operacionit, apo urdhrin për të qëlluar. Thjesht e fut punën e komisionit në hulli të reja. Nga ana tjetër, PD-ja nuk e ka hapur për 8 vjet këtë çështje, për ta nxjerrë tani si “as nga mënga”, në hetimin e lëvizjeve në polici që është bërë objektiv i opozitës prej disa muajsh.

s.z

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Asin nga menga ua ka dhuruar PS qe mes gjithe oficereve te policise te diplomuar e specializuar brenda e jashte vendit, ka zgjedhur per drejtor nje njeri per te cilin akuzat peshperiteshin lart e poshte edhe me pare se Didit te mesohej emri si i rendesishem. Verini nje pike kesaj dhe ngrini pikepyetje qe kane vlere, dhe jo ato qe u rekomandojne shefat, nese nuk u prish pune.

Submitted by Olti (not verified) on

Komisioni edhe ben edhe zben pune, por ti si gazetar qe flet per as nen menge dhe rendi te intereson edhe ty cfare do mendoje sikur kryeredaktori yt te kishte mbaruar per inxhinier e jo gazetari? Artan Didi ka vetem 4 muaj intensiv mbi Policine dhe eshte demoralizim total i gjithe atyre qe kane mbaruar apo do fillojne shkollen e Policise. Po e perjetojme si qytetar dhe si police qe Meritokracia e Rames ishte nje mashtrim. Per te mos folur per medaljen ne ushtri qe e ka marre ne vitet 90 atehere kur vriteshin 20-vjecaret pse kalonin kufirin!
Faktet jane fakte edhe pse kishim deshire te ishim te ishim optimiste

Submitted by Ben (not verified) on

Vetem nje i paditur nuk e kupton se zgjedhja e tij ishte politike dhe jo profesionale.

Sa me i zellshem,aq me shume ngrihesh.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.