Ambasadorja e re në SHBA, drejtoresha e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Luli-Faber. Nëse firmos Nishani

Postuar në 05 Maj, 2014 12:27

Qeveria i ka propozuar Presidentit të dekretojë Filloreta Luli Faberin si ambasadore të Shqipërisë në Uashington, njofton Mapo. Por dekretimi i zëvendësimit të ambasadorit të Shqipërisë në Uashington nuk po ndodh, edhe pse ka kaluar mandati i ambasadorit aktual, Gilbert Galanxhi. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ka paraqitur presidentit Nishani kërkesën që të dekretojë drejtoreshën e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Filloreta Luli Faber si ambasadore e re në një nga përfaqësitë më të rëndësishme të Shqipërisë në SHBA. Luli Faber e ka mbajtur detyrën e drejtoreshës që nga nëntori i vitit 2000 dhe deri tani kjo e bën atë që të ketë një njohje të madhe për sa u përket çështjeve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Në një takim që kryeministri Rama ka pasur me të një muaj më parë është diskutuar kjo çështje. Pritet reagimi i Nishanit.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Wow, kjo ishte ajo gjeja qe do te na linte pa fryme kur ta merrnim vesh, sensacion, per Zone e Vertete, sensacion......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.