Papulias: Ligji i luftës? Ne kemi strehuar 1 milion shqiptarë që mbajnë buxhetin e Shqipërisë

Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias ka nisur sot një vizitë zyrtare në Zvicër, që është vizita e parë e një presidenti grek në Zvicër që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve 119 vite më parë.
Gjatë konferencës për shtyp me presidentin dhe ministrin e Jashtëm të Zvicrës, Didier Burkhalter, presidenti grek është pyetur dhe për marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë dhe Kosovën. Ndryshe nga deklarata standarde dhe shabllone gjatë vizitave reciproke të zyrtarëve shqiptarë në Athinë dhe anasjelltas, kur zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, Papoulias ka folur hapur.
Lidhur me ligjin grek për luftën me Shqipërinë, Papulias është përgjigjur se, “Greqia sot udhëheq një politikë në favor të paqes dhe stabilitetin në Ballkan”.
Më tej ai flet për emigrantët shqiptarë në Greqi duke përdorur termin “strehim” dhe për ndikimin e madh të remitancave.
“Sot, ne në Greqi kemi strehuar mbi 1 milion shqiptarë, kryesisht punëtor, pavarësisht se vendi ynë ballafaqohet me krizë ekonomike e financiare. Do të shtoja se, sot këta punëtorë shqiptarë në vendit tonë janë pjesë e një buxheti të madh në Shqipëri, ku nga vendi ynë transferohen atje”, i është përgjigjur pyetjes së një gazetari shqiptar të agjencisë “Presheva Jonë”, Papoulias.
Lidhur me pavarësinë e Kosovë, Papoulias është përgjigjur se, Greqia nuk ka presion për të mos njohur Kosovën, por “Greqi vepron vetëm në bazë të interesave kombëtare”.
“Problemin e Kosovës unë e njoh shumë mirë dhe ky problem është serioz, jo vetëm për stabilitetin në Ballkan, por për paqen në përgjithësi në Bashkimin Evropian”, ka përfunduar presidenti grek.
S.S
Comments
Amerika,Kanadaja,Gjermania,Au

Amerika,Kanadaja,Gjermania,Australia dhe shume vende te tjera perendimore strehojne miliona emigrante greke por asnje prej tyre nuk ka ligj lufte me Greqine. Bastard grek.

Bravo jam Dakord me ty

Bravo jam Dakord me ty

Asgje nga keto qe thua t'i or

Asgje nga keto qe thua t'i or zoteri nuk i jep pergjigje pyetjes: "Perse Greqia e mban ende ne fuqi ligjin e luftes me Shqiperine?".

Shiko cfare presidenti

Shiko cfare presidenti arrogant kane greket --Ky flet me gjuhen e ruges ---Si mund te flitet me kete gjuhe sot ne ekto kohe moderne ?

Vete gjuha qe perdor ky palo-president tregon natyrene vertete te shtetit grek dhe qellimet e tyre kriminale ne mbajjten e ligjit te luftes kunder nesh

Nuk ka absolutisht asnje vend ne bote , as ne Azine e larget , as ne Lindjen e mesme , vend qe te kete Ligj lufte kunder nje vendi tjeter

Izraeli eshte ne armiqesi me te gjitha vendet arabe, sidomos me Iranin apo edhe me SIrine por as izraeli dhe as keto vende arabe , nuk kane ligj lufte me njeri tejtrin , pavaresisht se ato jane ne lufte me nejri tjetrin

Pra te kesh ligj lufte ne efekt, do te thote te kesh nje shtet Ligjerisht Luftenxites ---Kjo eshte e pa-imagjinueshme sot dhe ne e lejojme kete pisllek Mesjetar te politkes greke pa asnje arsye

Politika shqiptare duhet ta trajtoje kete ceshtje ne EU , dhe kerkoje anullimin e ketij ligji te zi qe mban Greqia shtrige ....edhe media duhet ta trajtoje kete ceshtje jo te behet pale me politkane te shitur

Ata kane shume qellime ..... dhe kuptohet qellimi kriminal i tyre qe kur sollen Jnaullatosin qe eshte kapur me thonje me dhembe pas kreut te Kishes ortodoske dhe nuk pranon te largohet
, apo kur ndertojne vareza me ushtare imagjinare, kur fusin prifterinjte greke ne Permet per remuja , kur rekrutojne politkanet shqitpare , sidomos ne PS, .....etj etj

Eshte fyese ta lejojme veten te na mari per budallenj nje shtet i deshtuar dhe tejet qesharak qe ka 80 vjet qe mbahet ne kembe nga parate e taksapaguesve europiane dhe tani mbahet nga puna e emigranteve shqitpare..... dhe ne te njejten kohe nje shtet qe i ka politkanet te tille , si ky president ,qe perdor nje gjuhe kaq te varfer , tregues te nivelit te tij medioker

Pse i censuroni komenet ju,

Pse i censuroni komenet ju, apo ju prishet miqesia me grekun ?

E keni kthyer gazeten ne pacavure te politikes greke

Add new comment