Sokol Bizhga, zv.drejtor i krimeve të rënda pi kafe në Lazarat: Nuk kishte plantacione me kanabis

Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë hyrë në fshatin Lazarat këtë fundjavë, por ndryshe grupi italian i xhirimit të RAI UNO që zhvilluan një reportazh me plantacionet e kanabisit, këta drejtues nuk kanë parë asnjë plantacion me kanabis. Sokol Bizhga zëvendësdrejtor i Policisë për Krimet e Rënda dhe Altin Qato, zëvendësdrejtor i Policisë për Sigurinë Publike kanë zhvilluar takim në kuadër të masave për parandalimin e kanabisit si dhe për përcaktimin e grupeve të përbashkëta të punës. Në këtë takim ishte edhe drejtori i policisë Gjirokastër, Haki Çako. Për News24, Sokol Bizhga tregon se çfarë pa dhe si u ndje në fshat, duke u shprehur se ai nuk është një “fshat i ndaluar”, por mund të shkojë kushdo. “Shkuam me zëvendësdrejtorin Qato si për të kaluar një fundjave, pa paralajmërim. Takuam njerëz në rrugë, na pritën shumë mirë. Pimë një kafe në qendër të fshatit. Si është gjendja? Duhet të coni grupe vetë aty të konstatoni si është gjendja. Unë gjykoj që gjendja është normale, ne nuk shikojmë sipërfaqe të kultivuara. Nuk kemi parë plantacione me kanabis”.
RAI UNO vetëm pak ditë më parë na serviri një tjetër panoramë nga ky fshat me emër i Shqipërisë. Gazetari Xhaçinto Pinto ka arritur të hyjë pikërisht në fshatin më të famshëm të Shqipërisë. “Të gjitha shtëpinë janë të rrethuar me mure të lartë për të mbuluar plantacionet e hashashit. Banorët gjuajnë me armë gjatë natës. Këtu janë 319 hektarë të mbjellë me kanabis dhe 9 nga 10 familje e kultivojnë bimën e hashashit”, thotë gazetari italian.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kryepolici-bizhga-ne-laz...
S.S
Comments
Vertet thua qe nuk ka?! Ju
<p>Vertet thua qe nuk ka?! Ju qofshi qe i zgjidhet problemet e ketij vendi si magjistar...!</p>
po keta o jane legena koke e
<p>po keta o jane legena koke e kembe,o jane truthare..ca jane keto intervista idiote..cjane keto iluminime qe nxjerrin nga goja.po pse flasin njeher,rrini ore urte mos nxirrni idiotlliqe nga goja..</p>
Ka shku Hekuran Isai "pa
Ka shku Hekuran Isai "pa paraljmerim", prite zot kur te dali te rubrikat e vipave ku derdimeni. Mire ky qe lajthit, po ai kodi famshem i etikes, po ajo byroja hetimit??? O kryeminister po qeka bo gerrnete me raki mer burre
Add new comment