Letër kryeministrit për Gjuhën Shqipe. 20 firmëtarë kërkojnë ndaljen e punës së Këshillit Ndërakademik

20 profesorë, akademikë dhe shkrimtarë i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Ram ku i bëjnë apel për të ndërhyrë për atë që e quajnë “ndërhyrje nga një grusht “të diturish”. Mes emrave janë Rami Memushaj, Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Valter Memisha, Kristina Jorgaqi, Hajri Shehu, Kiço Blushi, Nasi Lera e Moikom Zeqo etj., kanë përcjellë pakënaqësitë për punën e bërë nga Këshilli Ndërakademik i Gjuhës, i cili në të vërtetë ka provokuar debate shumë të ashpra. Më poshtë një pjesë nga letra:
“Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti "të diturish", por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme. Kjo duhet t'i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt. Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur "ndërakademik" ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe! Zoti Kryeministër! Jemi të bindur se koha kërkon që qeveria të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj përpara shoqërisë dhe të ndalë dëmin e pafalshëm ndaj së shenjtës Gjuhë Shqipe! Historia do të na gjykojë të gjithë për sa do t'i përgjigjemi detyrës ndaj atdheut” shkruhet mes rreshtash në këtë letër.
s.z
Comments
Kane shume te drejte sepse
<p>Kane shume te drejte sepse nderhyrjet qe po bejne debilet e Kosoves per ta shkaterruar me kosovarishten e tyre jane te demshme. Ata le te zyrtarizojne gjuhen e tyre po nuk u pelqeu standarti i gramatikes se gjuhes shqipe.</p>
ju janullatistet mos u
<p>ju janullatistet mos u ngaterroni ne ceshtjet e ne shqiptareve. gjuha kombetare duhet ruajtur,por u perket te gjithe shqiptareve,dhe shqiperia eshte nga nishi ne preveze. duhen larguar nga komisioni gjuhetaret me prirje krahinore. ata qe duan te copezojne shqipen,duan te copezojne edhe shqiperine. ka ndikime te forta nga serbia dhe greqia qe te cenohet gjuha kombetare. kjo do te sjelle automatikisht edhe perspektiven e bashimit kombetar.</p>
problemi fillon qe kur gjuha
<p>problemi fillon qe kur gjuha shpallet e shenjte (si bibla dhe kurani apo skenderbeu) dhe e paprekshme. problemi fillon kur studiesit mendojne se mund t'i imponojne njeriut se si te flase e cfare fjale te perdore - pra ta beje njeriun, t'i japi formen dhe brendine qe i pelqen kesaj elite. pra, problemi fillon qe kur ne na trajtojne si vulg dhe jo si individe, kur na trajtojne si produkte dhe jo si qenie njerezore. problemi fillon kur studiesi mbaron se qeni studies e behet bashkepunetor i pushtetit dhe e perdor kete te fundit per te legjitimuar autoritetin e tij.</p>
Add new comment