Paloka: Mazhoranca po shkel vendimin e Kushtetueses për nëpunësin civil, dhe po amniston krimin zgjedhor

Përfshirja e ligjit për Nëpunësin Civil të rregulluar nga mazhoranca në kalendarin 3 javor të punimeve të Parlamentit, ka shkaktuar reagimin e opozitës. Kreu i grupit demokrat, Edi Paloka pas Konferencës së kryetarëve, deklaroi se po kërkohet të hidhet poshtë ligji i miratuar një vit më parë me konsensus, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Paloka tha po ashtu se në Konferencë u paraqit edhe amendamenti i opozitës sa i takon amnistisë për krimet zgjedhore, por që ndonëse konferenca e kaloi për seancë, sipas Palokës mazhoranca paralajmëroi se do ta rrëzoi. Konsensusi sipas tij nuk është gjetur as për seancë plenare, dhe as kalendarit të punimeve: “Së pari unë ngrita si problem që është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër nuk zhvillohet seanca për arsye të mazhorancës. Seanca e rradhës javën që vjen, sepse u dhanë disa arsye si puna e 1 majit. Ne kishim dërguar një amendament për rishikim të vendimit për amnisitinë e krimeve zgjedhore. Ka një vendim të vitit 2012 që nuk lejon amnistimin e krimeve zgjedhore. Edhe kjo kërkesë e jona u rrëzua”, tha Paloka.
a.k
Comments
Shko more thyej qafen
<p>Shko more thyej qafen thuthuq. Flisni per shkelje ligjesh ju legenat e PD qe edhe pastrueset pushuat nga puna kur erdhet ne pushtet.</p>
Këto pësojmë kur zgjedhim në
<p>Këto pësojmë kur zgjedhim në vendet drejtuse debil si ky</p>
Add new comment