Taulant Balla: Prokuroria duhet të hetojë Argita Berishën pas denoncimit të biznesmenit Ansar

Postuar në 28 Prill, 2014 09:02

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, në një prononcim për Top Channel tha se intervista e biznesmenit Zafar Ansar, i dha fund çdo dyshimi që mund të ketë ekzistuar më parë për atë që tashmë njihet, si rasti tre përqindësh i Argita Berishës. Të gjithë këtë histori Balla e cilëson, si një aferë të pastër korrupsioni. "Rasti në fjalë është rast i pastër korrupsioni. Shqipëria ka humbur një investim prej 100 milionë eurosh. Investimi u humb për arsyen e vetme, se u kërkua ryshfet. 3 përqindëshi,fije e suksesit, që e quajti zyra avokatore e Argita Berishës ishte pikërisht fija e korrupsionit", tha Balla. Sipas tij, investimi u humb për arsyen e vetme se u kërkua ryshfet 3 përqindëshi “success fee”. Balla mendon se Prokuroria që atëherë duhet të kishte nisur hetimet.

Lexoni në linkun: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=276970

a.k

Comments

Submitted by aron (not verified) on

Zoteria ka arritur nje "fitore te madhe" me qendrimet e tij politike. Edhe sikur te thote ndonje gje me vlere, thjesht per faktin se e thote ky, automatikisht behet e pavlere. Strazmiri ne PD dhe ky ne PS e kane denuar vehten te mos i degjoj me askush i cili ka dy pare mend ne koke.

Submitted by Tom (not verified) on

Daulle te shojtura,qe ne start.

Nuk ka njeri nga shpia ti thote ketij"Mjaft",se e teprove me  keto brockullina?

Nuk te beson me njeri,o njeri!

Submitted by Gjon (not verified) on

Ne vend qe te jape urdhera, Balla le te behet pale me Ansar-in dhe te paraqese dokumentet per denoncim. Nese gjate hetimeve del qe Ansar eshte nje mashtrues i rendomte, atehere Balla te mbaje pergjegjesite qe i takojne e te jape doreheqje nga politika se nuk i mbetet me asnje lloj besueshmerie.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.