Gruevski dhe Ali Ahmeti, fitues mes pakënaqësive dhe akuzave. LSDM nuk njeh as presidentin

Nikola Gruevski dhe VMRO duket se do të vazhdojë të qeverisin ish-republikën jugosllave të Maqedonisë dhe me gjasë edhe partneri shqiptar i tij në qeverisje mbetet BDI e Ali Ahmetit. Rezultatet paraprake të më shumë se 70 për qind të qendrave të votimit tregojnë avantazh të këtyre dy partive kundrejt LSDM-së së Zoran Zaev dhe PDSH-së së Menduh Thaçit. Por gjërat nuk duket se do jenë aq të thjeshta. Opozita, ajo e krahut maqedonas, shpalli se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve madje as raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale duke vënë në dukje se zgjedhjet ishin të parregullta.
“Qeveria e Gruevskit tregoi se nuk është e aftë të realizojë zgjedhje demokratike. E uzurpoi të drejtën kushtetuese për votime të lira. Gjatë procesit zgjedhor qytetarët kanë qenë nën kontroll të plotë nga Qeveria, i shfrytëzuan institucionet shtetërore për interesa partiake”, deklaroi Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp të mbajtur pak pasi procesi i votimit u shpall i mbyllur. Nga ana e shqiptarëve, Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit është ankuar për parregullsi, blerje votash dhe presion ndaj votuesve dhe kreu i saj njoftoi se do t’i njohë vetëm pjesërisht rezultatet duke theksuar se “BDI bën mirë të mos festojë” dhe se ai nuk ka ndërmend t’u njohë fitoren. Thaçi tha se ishin 57 mijë vota të vjedhura nga ana e BDI, por ai nuk është tërhequr përfundimisht nga zgjedhjet duke theksuar se do të ketë negociata për t’u përfshirë në qeveri pasi partia e tij ka marrë 8-9 deputetë.
BDI nga ana e saj ka shprehur bindjen në një fitore historike dhe ka shpallur se ka më shumë se 150 mijë vota. “BDI ka fituar mbi 150 mijë vota dhe ka korrur fitoren më të madhe që nga fillimet e saj”, theksoi shefi të Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdilaqim Ademi në hapjen e konferencës me mediat.
a.k
Comments
pse qenka gezuar Ali Ahmeti?
<p>pse qenka gezuar Ali Ahmeti? Pse ka zmadhuar oborrin e vet??</p><p>Si e shpjegon qe Ali Ahmeti qe voto e shqiptareve eshte vetem 20% dhe deputetet shqiptar shqiptar 21%. A pretendoni qe jeni me teper se 25% shqiptar ne maqedoni?? Ku i ka votat Ali Ahmeti?</p><p>Kjo eshte per te qajte dhe jo per tu gezuar</p>
Add new comment