Studimi: 15% e studentëve në Shqipëri, seks me partnerë rastësorë

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një studim gjatë vitit 2013, me 2 mijë studentë të universiteteve publike dhe private në rang republike, në lidhje me njohuritë e të rinjve për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe sjelljet e riskut. Ndër të tjera, studimi tregon se marrëdhëniet seksuale të të rinjve shqiptarë jo vetëm që nisin në moshë të hershme, por 62% e tyre kanë raportuar se mesatarisht kanë pasur 2.2 partnerë, ndërsa 10% kanë raportuar se kanë kryer marrëdhënie me mbi 5 partnerë seksualë.
Mosha e kryerjes për herë të parë të marrëdhënieve seksuale është spostuar drejt moshave më të reja. Femrat kanë hyrë në marrëdhënie seksuale në një moshë më të vonë se meshkujt. "Studimi ofroi të dhëna që tregojnë se të rinjtë janë angazhuar në sjellje seksuale me risk, si, marrëdhënie seksuale me shumë partnerë, me partner rastësor, marrëdhënie seksuale nën përdorimin e alkoolit dhe drogës etj.
Meshkujt raportojnë një nivel më të lartë përfshirjeje në sjellje me risk sesa femrat. Marrëdhëniet seksuale me partner rastësor janë pohuar nga 15% e studentëve që raportuan se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Prevalenca e përdorimit të kondomit është relativisht e ulët dhe përdorimi i tij është jokonsistent. Prej studentëve që kishin kryer marrëdhënie seksuale, 17.8% e tyre nuk kanë përdorur kurrë prezervativ, ndërsa 49% nuk e kanë përdorur prezervativin gjatë marrëdhënies së fundit seksuale. Ndërsa 87.6%, nuk kanë kryer asnjëherë një analizë-rutinë për IST-të, megjithëse kanë raportuar kryerjen e sjelljeve seksuale me risk", - sqaron për “Gazeta Shqiptare” mjekja, specialiste e Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri.
Për më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/studimi-15-e-studenteve-seks-me-partnere-rastesore-185519.html
k.k
Comments
Sa pak 15% !
<p>Sa pak 15% !</p>
Add new comment