Ardian Vehbiu fiton çmimin “Ardian Klosi” për librin më të mirë

Postuar në 26 Prill, 2014 14:06

Rrjeti Traduki, në nderim të përkthyesit Ardian Klosi, ofron për vitin 2015 një bursë për një përkthyes shqiptar nga gjuha gjermane në shqip për një muaj në Literarische Colloquium Berlin. 

“Sende që nxirrte deti” i autorit Ardian Vehbiu ka fituar çmimin “Ardian Klosi” në Festivalin e Librit dhe të Artit. Në ceremoninë e zhvilluar sot në sallën “Unesco” në Muzeun Historik Kombëtar, ku merrnin pjesë Kryeministri, Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u prezantua edhe juria e cila prej muajsh është marrë me përzgjedhjen e veprës më të mirë në publicisitikë, e cila do të mbante, në këtë edicion të parë të festivalit, emrin e themeluesit të këtij aktiviteti, të ndjerit Ardian Klosi. 

Kështu Piro Misha, Iris Luarasi, Mustafa Nano dhe Ylljet Aliçka kanë votuar unanimisht për librin e Vehbiut. “Kanë qenë disa kriteret që vepra duhet të plotësonte. Se pari duhet të ishte publicistikë dhe jo autori i vitit siç mund të jetë shkruar gabimisht këto ditë. Së dyti janë marrë në shqyrtim vepra të botuara gjatë viti 2013 dhe në përcaktimin e autorit fitues, nuk ka qenë kriter karriera e autorit, por vetëm libri. Veprat e paraqitura kanë qenë shumë cilësore në mënyrë të veçantë7-8 prej publikimeve të vitit që 2013”-ka thënë Piro Misha në ceremoninë e shpalljes së çmimit. 

Në ceremoni ishin të pranishme edhe bashkëshortja e të ndjerit Klosi, Juta Benzenberg , vajza e tij Katerina dhe dy motrat. 

Ministrja Kumbaro tha se ky festival trazoi për mirë jetën e kryeqytetit në këtë fund prilli. Ajo ka shprehur bindjen se skena shqiptare e kulturës ka vend për të gjithë aktorët që kanë dëshirën dhe vullnetin të hyjnë në të me një prodhim, me një vepër, me një dëshirë për të tërhequr publikun, për ta edukuar e gëzuar atë, por edhe për të lënë gjurmën e tyre në hartën kulturore të sotme e të nesërme. 

"Mbase kjo festë artistike, si çdo gjë e re, trazoi dhe mendje dhe qejfe aty këtu, por kjo është veçse e shëndetshme dhe provë e demokracisë edhe në kulturë e në art. As duhet të na shqetësojë dhe as të na bezdisë. Përkundrazi indiferenca ndaj ngjarjes kulturore do të ishte shqetësuese për një shoqëri. Si punëtore e fushës së kulturës, por edhe si Ministre, Kumbaro ka shprehur bindjen se skena shqiptare e kulturës ka vend për të gjithë aktorët që kanë dëshirën dhe vullnetin të hyjnë në të me një prodhim, me një vepër, me një dëshirë për të tërhequr publikun, për ta edukuar e gëzuar atë, por edhe për të lënë gjurmën e tyre në hartën kulturore të sotme e të nesërme", tha ajo. 

Ndërkaq çmimin “Ardian Klosi” ia ka dorëzuar fituesit, vajza e të ndjerit, Katerina. Autori fitues, Ardian Vehbiu, pasi ka falenderuar jurinë për përzgjedhjen ka kujtuar edhe kohët e bashkëpunimit dhe miqësisë me Ardian Klosin, themeluesin e këtij festivali, dhe të Shoqërisë së Librit Shqip që është organizatorja e tij. Nesër, ora 11:00, në sallën Unesco” do të mbahet ceremonia e dorëzimit të çmimit “Danish Jukniu” për artet pamore. /OraNews/

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ubububu, neqoftese Ardian Vehbiu fiton çmim ne letersi, letersia shqiptare qenka bere per t&#39;u qare me 40 llahinka.......</p>

Submitted by Apolloni (not verified) on

Miqtë u japin miqëve shpërblime. Çfarë turpi?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.