Edi Rama në Debat+

Postuar në 25 Prill, 2014 21:14

Vetëm dyshime dhe jo fakte e prova. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Rama, shkresën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për përfshirje  të Forcave të Armatosura në trafikun e lëndëve narkotike. I ftuar në emisionin Debat+ te Eduard Zaloshnjës në Vizion Plus, Kryeministri deklaroi se nuk ka asnjë të dhëne të besueshme dhe të provuar që të flitet për një gjë të tille. Sipas tij është anormale që ata që deri dje kishin shtetin në dorë të transformohen në lukuni dhe të hidhen në sulm kundër Forcave të Armatosura. Riorganizim i madh dhe çlirim për territorin e Shqipërisë, e cilësoi Rama reformën administrative. Konsensus 100% nuk ka tha Rama, por konsensus quhet ai me 84 vota ashtu si e ka parashikuar Kushtetuta.

I ballafaquar me shifrat e sondazhit BAROMETER te Zaloshnjes ( http://respublica.al/opinion/2014/04/19/si-do-te-votonin-sot-votuesit-e-23-qershorit-55-majtas-35-djathtas  ), Kryeministri Rama diskutoi edhe per fushat kryesore te qeverisjes. Ai premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për familjarët. Ndërsa për debatin e hapur këto ditë për medikamentet, kreu i ekzekutivit theksoi se ato po shiten në Shqipëri me çmime më të ulëta se më parë. Reforma në Universitete ishte një tjetër temë në “Debat +”, për të cilën Rama tha se po hartohet nga një grup pune me ekspertë të fushës. Por ai nënvizoi se nuk do të ketë me Universitete me qëllime fitimi. Shefi i qeverise foli edhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Ai u shpreh me terma të ashpra ndaj gjyqësorit, të cilin e quajti një korporatë të zhytur në korrupsion. Ndërsa lidhur me zhvillimet brenda Partisë Socialiste, Rama sqaroi se nuk ka kuptim të bëhen zgjedhje në parti, për sa kohë kryetari i është njëherësh Kryeministër, pasi ka fituar zgjedhjet.

Re.Pu.

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

<p>Keta qe justifikimin e kane se s&#39;ka prova duhet te jene kujdesur qe te mos kete.</p><p>Kur doli fjala ne fillim per FA ,keta mohuan shkresen dhe u munduan qe ta kthenin ne shaka-ishte per dizefektimin e mushkonjave e tje etje,kur i thane ministres me pamje lesbike Kodhelit qe ke patur njoftim ajo e kundershtoj qe nuk kam patur asnjehere dhe kur doli shkresa nga SHIK keta e thone se eshte shprehur dyshim dhe jo fakte.Nqs keto e quajne se jane te paster vetem se nuk ka prova kjo eshte pafajesi sa te dalin provat.Sot policia e thirri deshmitarin okular qe deklaroj se kish qen prezent kur ishte ulur avioni carter.Provat do dalin.</p><p>Ndodh shpesh qe kriminelet shpallen te pafajshem per mungese provash dhe keto jane modele te mafies qe zhdukin provat,e ndershme eshte qe ta marresh pafajsine duke patur nje alibi te besueshme e jo duke u fshehur mbas mospasjes provave.</p><p>Provat do dalin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.