Lefter Koka: Do lejojmë importin e plehrave. AKIP: Rama të distancohet nga këto deklarata

Postuar në 26 Prill, 2014 04:50

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një intervistë për News24. Koka është shprehur se, pavarësisht që qeveria aktuale vendimin e parë që mori ishte pezullimi i importit të plehrave, kjo qeveri do të miratojë platformë për lejimin e importit.

Pas kësaj, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka reaguar duke kërkuar që kryeministri, Edi Rama të distancohet nga kjo deklaratë e ministrit.

“Rama të distancohet nga këto deklarata. Deklaratat e ministrit Koka në kundërshtim flagrant. Ndalimi i importit të plehrave ka qenë premtimi elektoral dhe vendimi i parë i qeverisë sapo erdhi në pushtet. Çdo tentativë për lejimin e importit do të kundërshtohet nga ne. Qeveria të reagojë dhe të distancohet nga çdo synim për të sjellë plehrat të huaja në Shqipëri”, thuhet në reagimin e AKIP-it.

Në intervistën për News24, Koka u shpreh konkretisht:
Ne kemi qene që në momentin e parë për ndalimin e importit të mbetjeve. Nuk ka qenë qëllimi thjesht të ndalonim importin e mbetjeve. Bisedat me kryeministrin kanë qenë që në mënyrë të domosdoshme duhet të ndalojmë importin përderisa nuk kemi mundësi të dallojmë llojin e mbetjeve që importohen, nuk ka pasur sistem monitorimi në dogana. Tashmë mbetjet janë një nga llojet që mund të monitorohen. Shumë shpejt do jemi me një platformë për t’u thënë që ne tani jemi në gjendje të bëjmë këtë kontroll. Shumë biznese kanë investuar për përpunimin e disa mbetjeve të cilat fatkeqësisht me ndalimin e importit nuk kemi mundësi që këtë lëndë tua mundësojmë dhe ata këtë lëndë të parë e përpunojnë gjetkë.

S.S

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Pritet me shume interes nga opinioni publik nje shkrim i Andrea Stefanit per te na thene se gjithsesi, edhe kete here si cdo here tjeter, fajin e ka Saliu.

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Nje deficent si ky Koka eshte bere minister ...Cfare pret pastaj ..?

Submitted by Anonim (not verified) on

Po pse për ne kanë investuar ata. Për xhepin e tyre. Po të ishin kaq normale këto kujtoni ju të mençurit e dheut se të huajt do të na i linin ne. A ju ose keni pjerdhur nga trutë ose keni marrë valixhen nga mafja e plehrave. Hajde shëndet se po niset kështu ai do tju mbetet se pushtet vështirë që do mbani.

Submitted by alidemsi (not verified) on

...........Shumë biznese kanë investuar për përpunimin e disa mbetjeve të cilat fatkeqësisht me ndalimin e importit nuk kemi mundësi që këtë lëndë tua mundësojmë dhe ata këtë lëndë të parë e përpunojnë gjetkë.....

Bukur i nderuari minister, qe po te vjen keq per investimet e ketyre bizneseve.... sa mireee.... po per investimet e guroreve qe mbyllet ne Kruje, edhe ato ishin investime miliona euroshe, perse nuk te erdhi keq...??? po per tere ato investime qe kane bere tregetaret e armeve te gjahut, me moratoriumin per ndalimin e gjahut, perse nuk po te vika keq.... Ore a jeni nder vete ju apo jo..... apo keni interesa private ne keto biznese.... ikni ore legena... se edhe ju po njesoj me ata te paret paskeni qene.....

Submitted by rilindasi (not verified) on

Perpara e PD me Rilidnjen e PS e me hajdutet e LSI -- BRAVO!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.