“Ajsberg”, zbulon shkresën e SHISH: Avioni u ul në Gjadër. Dyshohet për drogë

Postuar në 24 Prill, 2014 14:56

Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë mbrëmjen e sotme faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e SHISH ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gajdrit. Në shkresën e SHISH citohet se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës."Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07;00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës,. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.  Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore tëe Gjadrit.”- thuhet në shkresën e SHISH.

Gjithashtu theksohet se fakti që një avion ulej shpesh në aeroportin e Gajdrit është konfirmuar edhe nga banorët e zonës.“Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.  Për sa më sipër SHISH, nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indor i përcjell nga shërbimi informativ i ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.”- theksohet më tej.  Në shkresën e SHISH sqarohet se evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit

“Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë: Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike. Deri tani kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në baze se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre. Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndyrshim që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit. ”- përfundon shkresa e SHISH.

SHKRESA  E PLOTE E  SHISH

Republika e Shqipërisë, Shërbimi informativ i Shtetit, nr.770 Protokoll

Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës,

Znj. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes, Tiranë

Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.

Bazuar në indiciet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore të Gjadrit.

Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.

Për sa më sipër SHISH, nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indor i përcjell nga shërbimi informativ i ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.

Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën 666 prot, datë 11.03.2014, më Lëndë:

Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike.

Deri tani kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në baze se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre.  Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndyrshim që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit.

Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do ju informojmë në kohë.

Drejtori: Visho Ajazi Lika

/Balkanweb/

Comments

Submitted by billy (not verified) on

Po nga nje analize e thjeshte edhe e nje jo profesionisti, veren fare qarte se kemi nje shkrese te stisur, te shpikur enkas per t'u perdorur politikisht.

Pse nuk i gjejne sot ata banore qe atehere paskan pohuar se kane pare avione. Ushtaraket nuk kane pare avion, civilet paskan pare. Kemi informuar thote Visho , Drejtorine e Pergjitheshme te policise, me daten 13.03.2014. Avioni qenka ulur me 19.03.2014. Dhe ne daten 13 Visho ka raportuar ate qe ushtaraket e Gjadrit i kane thene ne daten 19, se "radaret keqperdoren ose nuk ekzistojne fare, si ne rastin e Gjadrit".

Ja pra falsifikimi i Vishos, per te cilen ai duhet te shkoje para drejtesise. Le pastaj stilin dhe cilesine e dobet gjuhesore te hartimit te shkreses.

Submitted by Albi (not verified) on

Me ate me xham apo me ate pa xham e pe kur e shkruajte kete komentin?

Shkresa thote qe ka patur disa informacione te meparshme, qe jane percjelle ne daten 13. Me pas ne daten 19 eshte konfirmuar me qartesisht nje rast tjeter me detaje me specifike. Nuk thote diku qe ne daten 13 eshte raportuar per avionin e dates 19.

Tani keto mund te jene te gjitha fantazi te Vishos (megjithese e di i madh e i vogel qe ne Shqiperi kultivohet hashash ne te 4 anet e vendit, nga Vermoshi ne Lazarat). Po nderkohe deri dje mazhoranca na betohej se nuk ka asnje informacion te tille e sot na del genjeshtare.

Si i b

Submitted by Dedr (not verified) on

Ku e shef ne shkrese ti qe Gjadri duhet apo ka patur ndonjehere Radare? O Ti  Analist i thjeshte po ti pse se publikon emrin tamam po del me emer "Billy"se mbase gjehen dhe "banoret"???
Kush i kerkoi per ti gjet keto "banoret"pervec ati burrit te Rudina Xhunges qe tha nuk ulen do avionet ketu??? Datat llogjikoji mos i mer me kronologji
Me jep vetem 1 arsye pse Visho do falsifikonte kur ai eshte me dokumenta Amerikane dhe as nuk i rruhet fare me nejt 1 sekond me shume ktu!
Dhe nje kryetar komune shkresat nuk i shkruan vete, ma fakto qe nuk je debil dhe mendon qe Visho e ka shkrujt vete kete?

Submitted by Billy (not verified) on

LENDA: Dyshime serioze se letra eshte e stisur, e shpikur, fallco....................................................................................................................

1-Nga te dhenat ne proces verifikimi… flet per nje avion te ulur ne daten19.03.2014. Dhe me pas;I SIGURTE;-Ky avion vjen dhe ulet shpesh here ne

aerodromin e Gjadrit. Pra eshte ne verifikim apo eshte i sigurte?

2-Tip furgoni VEKO.Njeh kush nje tip te tille. IVEKO, mbase..........

3-Nga ana jone u mesua, se efektivet ushtarake te aerodromit, ishin shprehur ne prani te strukturave te policise, se radaret nuk funksionojne dhe per

rrjedhoje nuk kane dijeni dhe nuk kane konstatuar te ulen ndonjehere avione ne aerodromin e Gjadrit.........

Kjo do te thote se Visho ka degjuar thashetheme, pasi struktura e tij nuk ka investiguar. Ose me sakte e ka shpikur kete tekst............

4-Ushtaraket nuk i pyet dot Visho, ndersa banoret pranon se i pyet. Pse? Sepse shpif. Po te ishte e vertete do te kishte pyetur ne radhe te pare ushtaraket. Ne fakt as banoret nuk i ka pyetur, por shpif..........

5-Shpifja e madhe se ka patur raste te transportit me avione ne Gjirokaster dhe ne Lushnje, dhe gjoja nje shkrese drejtuar policise. Kjo shkrese mund te

ekzistoje por SHIKONI PARAMENDIMIN, per te institucionalizuar akuzen. Me daten 19.3.2014 Visho mer vesh se radaret nuk funksionojne (e pranon vete ne shkrese) dhe per kete gje i shkruan ne daten 11.3.2014, Drejtorise te Policise:- Perdorimi i radareve,sipas te dhenave tona, ne disa raste keqperdoren ose nuk ekzistojne fare, si ne rastin e Gjadrit.........

-Ky Visho me daten 19 e mer vesh se ne Gjader radaret nuk punojne dhe per kete njofton ne daten 11, policine.

E kuptoni se e gjithe kjo korespondence eshte bere nga Visho me urdher te Sali Berishes me fakte te stisura!!!???................

6-Konceptimi zyrtar dhe gjuhesor i ketij dokumenti eshte nje gje tjeter qe duhet investiguar, dhe qe do te nxjerr perpiluesin e vertete te saj. Shkrimi duket i nje injoranti jo i nje punonjesi serioz te shtetit. Hetimi do te nxjerre xhevahire te tjera. DURIM O I DURUAR...

Submitted by Dedr (not verified) on

Nese nuk je perkrahes i Spartak Brahos po ta them me sinqeritet qe te duruarin duhet ta besh ti dhe po me vinka gjynah!
Shkresa e SHISH nuk ka efekt tjeter pervec  venies ne dijeni Kryeministrit dhe ministrat perkates keshtu qe as nuk duhej te dilte ne publik (fallco apo jo)
Edhe sikur Barsaleta te kete ne ate leter, Sulmi ndaj SHISH-it  behet vetem per interesa mafioze.

Submitted by tok det ajer -d... (not verified) on

kontratat i lidh spiropali i miraton rama ne itali bashke me salen

dhe vendi ngelet pa zgjidhje pasi europianet kokeloqe nuk e kuptojne se i bejne nder antieuropianeve duke pranuar mallin e erdoganit ne vendin e tyre dhe me shume se kaq.kur te zgjohen europianet i ka marre fundi te gjithe europianet qe nuk kuptojne se jane duke ndihmuar armiqte e tyre.

shko tek papa shko se te lan kembet o edi eshte shume i thjeshte nuk eshte si te tjeret eshte si kristaqi yt..............

Submitted by Ilir (not verified) on

Thjesht loje politike per te bere me Balte Ministrine e Mbrojtjes ......kur jepet dhe leshohet nje lajm minimumi duhet 4-5 burime qe vlersojne njeri-tjetrin qe jane te vertete apo te paverteta, duke perfshire njerzit qe e kane pare minimumi 4-5 njerez , foto nese ka mundesi....dhe kjo mbahet ne sekret te plote ....derisa te kete fakte dhe jo bindje.......dhe ku eshte destinacioni i ketij avioni.... kush  eshte pronari....piloti qe e nget ...kush e ka pare, targa e makines se Vlores, pronari.....dhe pse nga Vlora, kur shume bukur edhe ne Veri kultivohet Marijuana......apo kanabis...vete institucioni i Vishos nuk eshte i pavarur pasi drejtohet verbalisht nga Saliu.... pra Vishua eshte njeri Politik dhe jo i besueshem.....Eshte  Thjesht Loje Politike per te Mbuluar Arben Imanin nga Prokuroria..... Ky Lajm jepet nga Artur Cani nje njeri me preferenca te plota rreth Saliut... dhe pse duhet te jepet ne televizion dhe me krahe te djathte, kush e nxori kete burim duhet te dale  para ligjit per nxjerrje sekreti...... Thjesh nje Scoop i radhes.....

Submitted by dok. prof al (not verified) on

inf. secrete dalin ne tv.....dhe asnje smban pergjegjesi.humor kinez.

Submitted by ALpini (not verified) on

E perfytyroj Mimi Kodhelin si e denuar ordinere duke marr ne dorezim dyshekun e batanijet qe ka pas perdor Liljana Kondakçi.

Kodheli ne ndryshim nga "La mamma"do ja kaloj per bukuri ne burg fale fytyres me pamje lesbike.

Submitted by Arbeni (not verified) on

Ky raport i SHISH eshte me shume se amator. Ata nuk duhet te merren me dyshime dhe muhabete kafenesh! Tha ky, tha ai . Jane Sigurimi i shtetit dhe duhet te reagojne, te gjejne aeroplanin, te gjejne makinen etj., e jo te merren me "me duket se", "ndoshta"! Edhe mund te kete trafik droge, por ky Visho duhet te thej qafen ne Kanada! Cka jane keto raporte si hartime filloristesh! Asnje njeri me pak mend nuk mund te sjell nje konludim ne baze te nje raporti si ky! Ne kafet e fshatit do mund te pergatisnin nje "skenar" me te mire se ky!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.