Dritan Hila gjobitet me 500 mijë lekë. Zv. Ministri: “Pranoj pagesën e gjobës, por ILDKP-ja ka shkelur ligjin me publikimin. Përballemi në gjykatë”
Zv. Ministri i Mbrojtjes Dritan Hila duket se ka ndërmend të kallëzojë penalisht ILDKP-në. Kjo pasi siç sqaron ai në një deklaratë për mediat ky institucion ka cenuar emrin e tij, duke publikuar faktin se Hila është gjobitur me 500 mijë lekë. Ja versioni i Hilës: “Nëpërmjet medias mora njoftimin për gjobitjen time me shumën 50 mijë lekë nga ana e ILDKP-së. Saktësoj se bëhet fjalë për vonesë në dorëzimin e deklarimit të pasurisë. Vonesa ka ardhur pasi ligji për të cilin ekziston ILDKP-ja, nuk hyn në ato ligje që kanë lidhje me detyrën time funksionale, të domosdoshme për t’u njohur. Megjithatë, sqaroj se si zv.ministër, e pranoj pagesën e gjobës për mosdijen time dhe shkeljen e afateve. Brenda dy ditëve do të depozitoj deklaratën pranë institucionit. Ndërkohë, ILDKP-ja shkel ligjin duke publikuar emrin tim. Këtë hap mund ta ndërmarrë vetëm nëse do të refuzoja deklarimin e pasurisë edhe pas njoftimit zyrtar të vënies së gjobës. Theksoj se ende nuk kam marrë asnjë njoftimin zyrtar. Mesa duket, kohët e fundit, institucionit dhe drejtuesve të saj ju pëlqen prezenca mediatike. Ndërkohë, puna e tyre si institucion i pavarur është zbatimi i heshtur i ligjit. Do të ishte mirë të kuptonin se posti i tyre nuk është vendi nga ku jepen spektakle për orën e mbrëmjes. Emri im, nuk mund të bëhet as çimçakiz dhe as trampolinë për karrierën e kujt ka frikë të merret me abuzimet reale. Nuk mund ta lejoj, pasi është kapitali më i çmuar që kam, pavarësisht se nuk shkruhet në asnjë deklaratë pasurish. Ndaj për cenimin e nderit tim, ILDKP-ja do të përballet me mua në dyert e gjykatës”, thotë Hila.
s.z
Comments
Meqe Hila ka sherbyer ne
Meqe Hila ka sherbyer ne Itali per llogari te shtetit shqiptar me siguri e ka degjuar shprehjen. "La legge non ammette l'ignoranza"(ignorantia legis non excusat ) aq me teper kur je pikerisht nje nepunes shteti.
Po emer te madh shume ke! Aq
Po emer te madh shume ke! Aq sa ne mediat e tjera nuk lejohen komentet
Per kete deklarate te
 <span data-ft="{"tn":"K"}" data-reactid=".a4.1:3:1:$comment10202841716102878_10202841756743894:0.0.$right.0.$left.0.0.0:$comment-body" style="color: rgb(78, 86, 101); font-family: 'lucida grande', tahoma, verdana, arial, sans-serif; font-size: 11px; line-height: 14.079999923706055px; background-color: rgb(250, 251, 251);">Per kete deklarate te zv.ministrit jane bllokuar komentet ne media te ndryshme, perfshi dhe TEMA . Ne fakt kemi te bejme me nje deklarate fodulle dhe kercenuese deri ne hallakatje ; nje nepunes korrekt, aq me shume nje diplomat nuk mund te kerceje keshtu pupthi , kur kapet ne gabim .... Duke qene se eshte aktivizuar dikur ne media, kercenimi per padi ne gjykate ndaj nje institucioni qe aktualisht ka per detyre te jete shume serioz , se gjoja i eshte shkelur privatesia , tregon se pari , qe Hila si politikan apo diplomat eshte me shume sanguin se c`duhet ; nga ana tjeter Hila shkel me kembe edhe nje nder kredot baze te Rilindjes - transparencen ; ne kete rast kryerilindasi, te cilin une jam i prirur ta justifikoj per shume zgjidhje apo kanditature nepunesish , sidomos ne kete bazen tone te thjeshte , ne rastin e politikanit diplomat Hila , veshtiresi se mund te krenohet per zgjedhjen e tij ....!
Add new comment