“Mapo” për raportimin e Ajazit në Komisionin e Sigurisë: “Në Himarë ka tendenca të skenarit të Krimesë”

Raportimi i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, përpara Komisionit të Sigurisë ka rezultuar shumë frytëdhënës në informacione. Disa prej tyre, pikante mund të thuhet, i ka zbuluar gazeta “Mapo” e cila i ka publikuar në faqe të parë. Kështu sipas Visho Ajazit, SHISH ka të dhëna se nëse ndarja e re administrative do të lejojë që zona e Himarës do të përcaktohet si njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ka tendenca që të apikohet precedenti i Krimesë. Kjo çështje ka lindur si pasojë e një pyetjeje që është bërë nga deputetja e PD-së, Mesila Doda. Po kështu Ajazi ka dhënë informacione edhe për përfshirjen e politiknëve shqiptarë në shërbimet e huaja. “Ka patur një politikan, por që nuk është nmë aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse”, ka thënë Ajazi. Nuk dihet nëse për këtë çështje ka një dosje në SHISH, apo thjesht Ajazit i rezulton ky aktivitet nga hetimet që ka bërë tani që ka ardhur në detyrë. Ndërkohë edhe suksesi spektakolar i policisë në arrestimin e personave që realizonin rekrutimin për në Siri, është shpallur nga Ajazi si punë informative e SHISH-it. “SHISH dha 100% të informacionit për ata që shkojnë në luftë në Siri dhe u kapën falë këtij informacioni”, ka vijuar Ajazi. Edhe për tritolin kreu i SHISH ka deklaruar se nga muaji janar e këtej shërbimi ka përcjellë 317 informacione, që i referohen drejtorit të Policisë. Nuk mund të mos nënvizohet se problemet e nxjerra në sipërfaqe lidhen me çështjet politike të ditës, duke nisur nga Himara, që me këtë pohim interferon gjithsesi në procesin e reformës territoriale.
s.z
Comments
Ua nxori bojen Visho Ajazi

Ua nxori bojen Visho Ajazi ---Dhe gazeta Tema na fshin komentet kur themi se Visho Ajazi duhet ti diskretitoje keto manovra te EDI RAMES qe kerkon tu japi status me vete zonave minoritare ---Tamam manovra antishqiptare ben ky K/minister

Edhe do bente mire Visho te diskretitonte te gjithe ata politkane qe jane nen sherbimin e Politikes greke----

Boll me , duke pasur ne krye politikane spiune qe i di gjithe populli keta bastarde ,qe i sherbejne Greqise me te gjitha menyrat --Ndaj Visho duhet te monitoroje ne bashkepunim me Interpolin dhe CIA gjtieh ekta politkane qe u eshte lakuar emri si spiune te sherbimeve sekrete greke ......Ne duam qe keta ose te c'fajesohen nga akuzat , ose te denohen nqs jane spiune dhe te mos jene me ne krye te politkes sone ,kur keta paguhen nga taksa paguesit shqitpare dhe punojne per Greqine ....Keta biles duhet te kthejne pas parate e roges qe marin, se nuk e justifikojne punen qe bejne, se punojne per Greqine , jo per Shqiperine....

Edhe ato genjeshtrat bajate qe thoshte ai Minstri i brencem Saimir sharlatani kunder Vishos nuk jane te verteta fare--Ndaj duhet hapur nje proces penal per shpifje kunder Saimir Tahirit ne menyre qe kush genjen ne keto raste te pergjigjet penalisht

C'jane keta minsitra si Saimir Tahiri qe genjene ne menyre te paskrupullt fare

Vete PS-ja duhet te kerkoje qe te shkarkohen dhe te shkojne per ndjekje penale keta minsitra qe shpifin, sepse keta me shpifjet e tyre percajne shoqerine shqitpare dhe e hedhin ne nje lufte kunder vetes ...

Nejse , Pavaresisht se jam me PS-ne , por dua ta falenderoj Zotin Visho Ajazin , se per here pare shikojme qe ka nje Shef te sherbimit sekret shqitpar,
me te vertet Patriot, kurajoz, Inteligjent nuk diskutohet fare se duket qe eshte super, ....dhe mbi te gjitha qe i thote direkt ata qe jane pergjegjes me punen e tyre kunder Shqiperise

Bravo Visho !

O MUC NANO, KU MA KE GJETUR

O MUC NANO, KU MA KE GJETUR ATE SPECIE RAJMOND VLONJATI, DUKET SE KA NJE LAP TOP DHE NGELI DUKE SHKRUAR NE TE GJITHA FORUMET. NUK DO I MARIN DOREN HIMARIIOTET SE CFAR DO BEJNE PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE TE TYRE, LAPTOPISYEVE, AS POLITIKANEVE DHE ANALISTEVE, ESHTE KOHA TE FLASE HISTORIA, PROSPEKTIVA, TRADITA, DHE VETEVENDOSJA. HIMARA ESHTE VENDOSUR SI CASUS BELI NE LEVIZJET SEPARATISTE NE BALKAN, PASI JANE ME EUROPIANE SE SHQIPTARET, JANE ME TRI PASAPORTA AMERIKANE SHQIPTARE DHE EUROPIANE, JANE ME TE LIDHUR METOKEN QE PO JUA GRABISIN DITA DITES OLIGARKET ME ANE TE GJYKATAVE DHE HIPOTEKAVE, JANE ME TE VENDPSUR SE KURRE TE MBROJNE SVENDIN E TYRE TE MOS SHNDEROHET NE NJE SARANDE TE DYTE, JANE ME TE VENDOSUR TI TREGOJNE SHQIPERISE SE DEMOKRACIA KA VLERA EDHE KUR NJE PPOPULL SADO I VOGEL, KA DINJITET, KA KULTURE DHE SYMPATIZOHET NGA TE GJITHE POPUHT E TJERE PER VENDIN E BUKUR, KULTUREN, HISTORINE E PAVARESISE DHE QE DI TE ZGJEDH ALEATE EDHE NE KOHET E VESHTIRA TE MBIJETESES SE TIJ.

Add new comment