Meta takohet me peshëngritësit kampionë. Premtoi përkrahje konkrete, por ka ndodhur edhe më parë…

Në një takim të caktuar enkas për ta, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta premtoi përkrahje konkrete ndaj peshëngritësve shqiptarë, të cilët vijojnë të ngrenë me dinjitet flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare. Në takim me ekipin kombëtar të peshëngritjes, Meta tha se veçanërisht politikanët ndihen të detyruar ndaj sportistëve. “Të gjithë ndjehemi të detyruar, sidomos ne politikantët ndaj Erkandit dhe Danielit të cilët me aq dinjitet e kthyen garën në një garë brenda flamurit kuq e zi, duke bërë të mundur që të ngrenë me aq dinjitet flamurin kombëtar dhe t’i japin dinjitet gjithë shqiptarëve kudo në të gjithë botën. Ndihemi të detyruar sepse këta e kanë kryer me sukses detyrën e tyre ndërsa ne na mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim, dhe duhet të marrim shembuj prej tyre”, u shpreh Meta.
Batuta e Metës është e qëlluar, pasi nënkuptimi është i qartë: Dinjitetin që sportistët elitarë i japin vendit, e shkatërron politika. Por nga ana tjetër, nuk rezultoi diçka konkrete, të paktën nga pasqyrimi mediatik, në ndihmë të kampionëve. Qerimaj, fjala vjen, është ndihmuar nga biznesmenë e dashamirës gjatë gjithë kësaj kohe; ndërsa vetë kombëtarja e peshëngritjes ka shkuar në Izrael me “donacione”. Po Meta çfarë tha? “Përveç përkrahjes morale, politike, përkrahja do të jetë konkrete nga ana e qeverisë dhe parlamentit, përmes përmirësimeve në legjislacionin për sportin, ku detyrimet e shtetit do të jenë më të qarta dhe më konkrete në mënyrë të veçantë drejt sportistëve elitarë. Do të jemi në dialog të vazhdueshëm me ta”. Të shohim.
a.k
Comments
Meta nuk eshte i njohur si

Meta nuk eshte i njohur si bestyt,

edhe pse shkon ne tyrbe, kisha e xhamia,

ai zakonisht gjendet atje ku beson se s'eshte Perendia...

Por kesaj here u kthye tek nostalgjia e tij, hoby, thembra e tij e akileut, peshengritja!

Ka lexime te ndryshme kjo, por duket se ne shtangen qe pergatitet te ngrej jane shtuar rrathe te rinj...

Add new comment