"Shpërthen" Blushi: Peticioni i anëtarësisë së Elbasanit ndaj meje, pas “fishkëllimës” së Ramës

Ben Blushi shfaqet kritik ndaj kryeministrit dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama, duke e akuzuar këtë të fundit, jo vetëm për mënyrën sesi po e administron partinë pas fitores së zgjedhjeve por edhe për “inskenimin” e letrës publike të anëtarësisë së Elbasanit. Duke folur në emisionin “Opinion” rreth letrës publike të 400 anëtarëve të PS-së të qytetit ku është zgjedhur deputet, Blushi tha se “Edi Rama ka fishkëllyer dhe ata kanë kërcyer”. Deputeti socialist tha se firmëtarëve u është vënë para një letër dhe u është kërkuar që të firmosin pasi do t’a kishin më të lehtë të punësoheshin. Dhe nga 400 firmëtarë, sipas deputetit, vetëm 1/3 e tyre kanë rezultuar të jenë anëtarë të PS.
“E pashë letrën, më ka ardhur. Nga 400 vetë që e kanë firmosur, pas verifikimeve, ka rezultuar më pak se 1/3 ishin anëtarë. Atyre u është vënë një kërkesë për punësim përpara. U është thënë që do e keni kollaj të gjeni punë dhe e kanë firmosur. E keni parë si kërcejnë burrat me fishkëllimë? Edi Rama ka fishkëllyer dhe ata kanë kërcyer. Mesa duket, Rama ka shumë kohë të lirë për të fishkëllyer” tha Blushi. Më tej, Blushi nuk kurseu as kritikat për moszbatimin e statutit të partisë. Sipas tij, që prej marrjes së pushtetit ekzekutiv, Partia Socialiste nuk ka mbledhur forumet ndërsa vendimarrjet dhe diskutimet nuk janë kolegjiale. Duke evidentuar faktin se prej një viti Ramës i ka mbaruar mandati i kryetarit të Partisë, sipas parashikimeve statutore, Blushi tha se ai është pa mandat.
“Partia nuk mbledh asnjë forum prej këtyre muajve, as Kryesi, as Asamble. E di që do të mbushen gazetat me titujt “Blushi kritikon Ramën”. Por Edi Rama është pa mandat për fat të keq. Statusi i partisë thotë se kryetari zgjidhet me parimin “një anëtar, një votë” për një mandat 4 vjeçar. Jemi në vitin e pestë. Unë i kërkoj Ramës të zbatojë ligjin, statutin e partisë” vijoi Blushi. Përsa i përket qeverisjes, Blushi tha se qeveria është në rrugë të mbarë, edhe pse në disa reforma si p.sh në arsim dhe shëndetësi, duhen ritme më të shpejta. E përsa i përket takimeve me Ramën, Blushi tha se takimi i fundit ka qenë 2 apo 3 muaj para zgjedhjeve, pra një vit më parë. Ndërsa për librin e tij të ri “Hëna e Shqipërisë”, Blushi tha se nuk ia ka dërguar Ramës, për faktin se “s’para shkëmbejnë libra”.
k.k
Comments
O Blush je nje hic. Nuk ke

O Blush je nje hic. Nuk ke asnje lloj merite per te qene deputet. Je ne rolin e sherbetorit publik por nuk ke bere asnje gje per njerezit qe perfaqson.

O Ben,,, po behu njehere

O Ben,,,

po behu njehere tokesor o njeri...

Mire ben qe grindesh me Ramen, se s'po i le gje se imituari berishes,

por me ata 400-et ç'pate?

Te duket pak ty, zotrote, te gjesh nje pune, thjesht duke nenshkruar nje leter kunder atyre qe vetem me letra

jane marre gjithe jeten, e asnje pune tjeter s'kabe bere?!

Nese vertete ata do perfitojne ndonje pune, prej kesaj firme te hedhur, ti duhet te kenaqesh, se ata jane

400 shpirtra, o njeri, dhe sa fryme te tjera pas tyre...

Dhe se duke e nisur ate leter te hapur, nuk se ben tjeter vecse shfaqen ate realitet qe eshte, apo jo?

Dmth qe ti me Edin jeni te dy gjela kokoroç

dhe te tjeret i shikoni si kokrra misri!

Add new comment