Rama del çdo ditë 34 minuta live në TV

Postuar në 18 Prill, 2014 04:27

Pas publikimit të vëzhgimit të kryeministrit italian, Matteo Renzi sa i takon kohës së daljes në televizion, një media shqiptare ka monitoruar daljet e kryeministrit, Edi Rama (shih http://respublica.al/artikuj/2014/04/05/matteo-renzi-pushton-mediat-italiane-5-ore-ne-dite-ne-tv).

Emisioni ‘Ajsberg’ në Neës24, i gazetarit, Artur Cani ka ndjekur këtë muaj dhe ka regjistruar minutazhin që ka shpenzuar Rama nga fillimi i muajit prill. Nga kjo del se, Rama ka folur afërsisht 8 orë diskutim live vetëm në një gjysmë muaji, ose 34 minuta live në ditë.

Rama është një nga politikanët që i jep shumë rëndësi daljes publike, por para zgjedhjes si kryeministër ai vazhdimisht kritikoi daljet e shpeshta dhe në fundjavë të Berishës. Por tani duket se vetë ai po bën një gjë të tillë.
Nga ana tjetër, fjalimet e gjata të politikanëve në televizione nuk duhen parë vetëm si problem i tyre. Problemi kryesor është i vetë televizioneve që fjalimet i gjejnë si zgjidhje për të mbushur kohën televizive.

Ja ku janë datat dhe koha televizive që Rama ka marrë në transmetimet direkt në televizione:

Prill-Rama konferencë shtypi me Merkel- ka folur 17 minuta
4 Prill, Rama-BERZH-ora 10:30- ka folur 1 orë e 20 minuta
5 Prill, Nderohet me medalje sopranoja Ermonala Jaho-ora 11:00- 31 minuta
7 Prill-Prezantohet Prefektja e re e Vlorës-ora 10:30- 1 orë e 37 minuta
11 Prill-Prezantohen projektet për reformën territoriale-ora 11:00- 2 orë e 30 minuta
11 Prill-Tryezë me investitorët grekë në Shqipëri- ora 17:00- 50 minuta
15 Prill-Prezantohet dhurata për Policinë e Shtetit-ora 11:00- 40 minuta
16 Prill-Dy qeveritë në Kukës-ora 11:30- 2 orë

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/ajsberg-kryeministri-rama-8-ore-live...

S.S

Comments

Submitted by Arti (not verified) on

Vete ju e paraqisni problemin por jo te plote. Nuk mund te perpjestohen oret ne muaj! Nuk ka sens. Te dali diten e pare te muajit 8 ore dhe pastaj 1 jave te mos dali me ne TV nuk mund te nenkuptoje qe 8 dite rresht ka dale nga 1 ore.
Gjithashtu nuk mund te krahasohet me Berishen i cili cdo mbledhje te qeverise ne minutat e para e donte live, cdo dite, dite per dite.
Pra studimi ka probleme.

Submitted by Albi (not verified) on

Jam dakord qe Berisha perdorte me shume evente.

Po Berisha nuk bente fjalime nga 2 ore per te prezantuar prefekten e re etj. Ky shoku ben fjalim ceremonial edhe per budallikun me te vogel.

Submitted by Arti (not verified) on

Nuk e ke gabim Albi por gjithashtu duhet shtuar se dhe Televizionet jane tashme ne pike te hallit. I shkojne nga mbrapa sepse pertojne te bejne pune reale dhe ndezin kamerat, i fusin nje live, dhe hajt se shtyjme diten.

Submitted by RP (not verified) on

po per te ngrene sa kohe harxhon?Nuk po them per veprimtari me impenjative,por keto jane budallalleqe.Dhe e dini pse?Sepse nje vend me 3 milione banore dhe 100 kanale televizive e 100 gazeta kjo rutine do e gjeje,do flasin edhe per ate qe s'eshte folur,do bejne terkuze dhe ate qe "ka dashur te thote"dhe do tjerrin lesh tere diten edhe per nje gomarllik te vogel:Ka apo s'ka degjues e lexues ç'rendesi ka?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.