Kosovë, Imami nga Shqipëria nxit besimtarë për në Siri. Ligji i ri, asnjë efekt

Postuar në 18 Prill, 2014 08:55

Edhe pse Kosova tashmë e ka ligjin i cili dënon deri në 15 vjet burg të gjitha ata që shkojnë për të luftuar jashtë kufijve të saj, situata me qytetarët që shkojnë për të luftuar në Siri nuk ka ndryshuar. Mesa duket asnjë efekt nuk ka ky ligj për të frenuar besimtarët që të nisen në luftë. Gazeta “Zëri” e ka cilësuar si moskokëçarje nga ana e besimtarëve myslimanë atë se çfarë thotë ky ligj. Imami Kastriot Duka së fundmi akuzohet nga banorët e zonës së Drenicës, se po indoktrinon dhe nxit besimtarët mysliman që të shkojnë të luftojnë në Siri. Dyshohet që nga komuna e Drenicës janë dhjetëra të rinj që kanë ikur drejt Sirisë. Komandanti i Stacionit të Policisë Drenic, toger Basri Durmishi, ka thënë se policia ka të dhëna zyrtare vetëm për pesë qytetarë të Skenderajt që luftojnë në Siri, por ky numër sipas tij mund të jetë tri herë më i madh.Banorët e zonës akuzojnë për përhapjen e kësaj ideologjie imamin xhamisë së fshatit Marinë të Drenicës, shtetasin nga Shqipëria Xhemajl Alias Kastriot Duka, i cili është i njohur për mediat në Kosovë, pasi është shpallur kohë më parë non grata në Kosovë, por që mendohet se është kthyer dhe vazhdon me misionin e tij.

 

http://www.zeri.info/artikulli/31793/xhihadistet-e-drenices-...

 

  S.S

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Kush e ka fajin, na kndej apo ata andej, apo edhe na kndej edhe ata andej ?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.