Gabriel Garsia Markez ndërron jetë

Shkrimtari i njohur Gabriel Garsia Markez ka ndërruar sot jetë në moshën 87 vjeçare. Lajmin e ka bërë publik Associated Press që i referohet burimeve familjare. Markez ishte shtruar në spital për infeksion në traktin urinar dhe në mushkëri. Markez është padyshim një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit që kaloi dhe një nga tregimtarët më të mirë. Është konsideruar si shkrimtari më popullor i gjuhës spanjolle që nga koha Servantesit. Markez ka shumë admirues edhe në Shqipëri, pasi mjaft nga veprat e tij më të mira janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
http://www.huffingtonpost.com/2014/04/17/gabriel-garcia-marquez-dead_n_5...
s.z
Comments
Ne vend te fjaleve te mia per
<p>Ne vend te fjaleve te mia per Gabon po ju trasmetoje nje mesazh te Shakiras per korifeun :</p><p>'' I dashur Gabo, dikur the se jeta nuk eshte ajo qe rrojti dikush por ajo qe kujton dikush per t'a treguar...jeten tende, i dashur Gabo, do t'a kujtojme te gjithe si nje dhurate te vecante dhe te paperseritshme dhe si historia me origjinale nga te gjitha. Eshte e veshtire te te them adio, me te gjitha ato qe na ke ofruar. Do jesh gjithmone ne zemren time dhe te gjithe atyre qe te deshen dhe u mrekulluan ".</p><p> </p>
Add new comment