DASH amerikanëve në Kosovë: Jini vigjilentë gjatë festës së Pashkëve

Byroja për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit ka lëshuar dje (e enjte) një kumtesë përmes së cilës u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë gjatë festës së Pashkëve.
Kjo është hera e parë që qytetarëve amerikanë në Kosovë u bëhet thirrje e kësaj natyre në prag të njërës nga festat më të mëdha të krishtera, siç janë Pashkët.
Kumtesa është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë, transmeton televizioni publik.
“Festat e Pashkëve janë të një rëndësie të veçantë fetare për komunitetet e krishtera, katolike dhe ortodokse dhe pritet që në vendet e tyre të lutjeve të jenë dukshëm me më shumë njerëz se sa normalisht. Duke pasur parasysh kërcënimet e herëpashershme kundër institucioneve fetare në Kosovë, sidomos ndaj kishave më prominente në qendrat urbane, ambasada e SHBA dëshiron t’ua tërheqë vëmendjen qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë vigjilentë dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te Policia e Kosovës,” thuhet në këtë udhëzim për qytetarët amerikanë që janë apo planifikojnë të udhëtojnë këto ditë në Kosovë.
Në muajin në shkurt, Këshillit konsultativ për Siguri Jashtë vendit gjithashtu i këshillonte qytetarët amerikanë për vigjilencë dhe tërhiqte vërejtjen për “rritjen e islamizmit ekstremist në Kosovë, në veçanti jashtë Prishtinës”.
http://illyriapress.com/shba-keshillon-amerikanet-per-kujdes...
S.S
Comments
Futja kot! Sa here ka hedhur
<p>Futja kot! Sa here ka hedhur Ambasada Amerikane alarme ne Shqiperi, me demek per protesta te dhunshme a te tjera rreziqe te mundshme...</p>
Add new comment