Bamir Topi për akuzat për trafik droge nga FA-të: “Një gjëmë që po i bëjnë vendit. Nuk e kuptoj rolin e SHISH-it”

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, aktualisht kryetar i Frymës së Re Demokratike, është prononcuar lidhur me akuzat e fundit të opozitës për Forcat e Armatosura dhe trafikun e supozuar të drogës që kryhet përmes tyre. “Për ata që kanë drejtuar qeverinë dhe shtetin shqiptar, për institucionet shqiptare dhe aq më tepër që Shqipëria është një ndër 28 vendet anëtare të NATOS, kjo është një gjëmë që po i bëjnë vendit tonë politikanët tanë, duke hedhur akuza të paprovuara”, ka deklaruar Topi në një takim me strukturat e FRD-së në Belsh të Elbasanit. Çështja e hapur publikisht nga PD-ja ka krijuar edhe një situatë paradoksale pasi sot Sali Berisha u shpreh se të dhënat i ka bërë të njohura Shërbimi Informativ i Ushtrisë, por edhe shërbime të tjera që kanë informuar sipas tij ministren Kodheli. Pra në këtë kuadër SHISH edhe njëherë del se nuk ka informuar. Këtu Topi ka bërë një vërejtje jo pa rëndësi. “Nuk arrij të kuptoj rolin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Ose ky shërbim është i paaftë dhe për këto arsye duhet të largohen nga detyra”, ka deklaruar ai. Është një vërejtje që shkon për Visho Ajazin, por kësaj radhe në ndihmë vijnë akuzat e PD-së që “padashur” ka zbuluar se SHISH edhe njëherë nuk ka informuar.
s.z
Comments
Kur behesh gati te fillosh te

Kur behesh gati te fillosh te besosh dike ne Tirane, ai vete e shfaq naivitet zyrtar:

Bamir Topi kerkon te heshtim, per cfare?

Per emer te bukur te Atdheut, pa e dashur ate?!

Per sy te Botes, qe nese nuk na di se c'jemi, nuk besoj se mbeshtetet ne fjalet tona?!

Apo qe te mbyllen keto hynere te shtetareve tane, Berishes, Rames apo kujtdo tjete?!

E c'ish kjo vrejtje per SHIK-un, zoti IshPresident? Qe duhej te raportonte apo te mos tregonte?!

Nese ka bere gabim qe ka pergjuar/raportuar, eshte keq apo mire?

Nese nuk ka raportuar (as tek Rama, as tek Berisha) dmth s'ka ndodhur gje.

Ose: nese ka ndodhur ulje/zbritja e helikoptereve, kujt t'i raportonte: rames e Kodhelit?!

Shume mire, nese i ka raportuar PD-se, Opozites, bravo i qofte.

Po ta kishte besimin tend, mbase do vinte te rrefente edhe ty, Bamir. Dhe mire do bente.

Kur te jete neser pasneser shefi prej te tuve, tek ty do vij.

Por ardhte per te mire, dhe tek Burre i Shtetit, jo tek njeriu qe iken 200 km nga Tirana e shkon ne Belsh

per te treguar qe sekretet e Shqiperise nuk duhet te dalin ne bote?!

Bashkohu, me dike, qofte edhe me Ngjelen, edhe me Noken, edhe me Erion Brace dhe kerkoni: Eshte e vertete,

apo s'eshte e vertete? Por jo, pse e nxirrni pa e vertetetuar!

Ka ndonje gje qe verteteohet ne politiken e Tiranes, Bamir?!

Add new comment