Kemi çmimin e naftës më të lartin në Europë

Postuar në 17 Prill, 2014 08:51

Shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon. Top-Channel citon Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila ka bërë një krahasim çmimesh mes vendeve të ndryshme. Shqipëria renditet ndër vendet më të shtrenjtë. “Përkatësisht, sipas GIZ, në fund të vitit 2012, çmimi me pakicë i naftës në Shqipëri ishte 1 dollarë e 79 cent për litër, duke lënë pas Francën, Qipron, Spanjën, Kroacinë, Poloninë dhe shumë vende të tjera, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta. Sipas të dhënave nga GIZ, rezulton se qytetarët shqiptarë e blejnë naftën në treg thuajse me një çmim të barabartë si qytetarët e Austrisë apo edhe ata gjermanë, dy ekonomi ku standardi i jetesës është i pakrahasueshëm me atë të vendit tonë”, shkruan TCH. E njëjta vlen edhe për benzinën. Shpjegimin e kësaj situate e dinë mirë të gjithë, por me sa po duket atë nuk e di vetëm qeveria/të.

s.z  

Comments

Submitted by kuku (not verified) on

<p>si vend prodhues nafte, shqiperia duhet te kishte te pakten nje cmim sa gjysma e ketij aktualit dhe te kishte infrastrukture te financuar nga nxjerrja e naftes.&nbsp; i qafshim hallin vendeve arabe, qofte edhe gedafit qe te pakten u ndertonte libianeve ca infrastrukture dhe u jepte ca para ne dore, per te mos folur per norvegjine qe me naften ka ngritur fonde edhe per 7-8 brezat e ardhshem. shkrimi ne fakt duhet te thoshte se nder vendet prodhuese te naftes, kemi cmimin me te shtrenjte.&nbsp;</p>

Submitted by kuku (not verified) on

<p>ne vend se te kerkojne llogaridhenie per burimet natyrore te vendit, shqiptaret sipas parimit &quot;Parti Enver Jemi Gati Kurdohere&quot; shkojne e vrapojne mbas sheikut te skraparit, dhe mjekut te rreme e piktorit fals.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.