Prokuroria e Përgjithshme do rihapë dosjen me abuzimet e Rrugës së Kombit dhe afera të tjera pikante, thotë shqiptarja.com

Prokuroria e Përgjithshme po përgatitet të rihapë hetimet për disa dosje të bujshme korrupsioni në nivel të lartë, njofton shqiptarja.com. Në këto dosje bën pjesë edhe ajo shpërdorimeve financiare të rrugës Durrës-Kukës, në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, si dhe ish-drejtorit të Rrugëve Andi Toma, me një dëm të shkaktuar prej 230 milionë eurosh. Shpërdorimet e abuzimet që janë bërë në rrugën e Kombit me tarifat aspak të barabarta, me të cilat janë ndërtuar kilometrat e kësaj rrugë, ku një kilometër kushtonte afërsisht 22 milionë euro, ndërsa një kolometër tjetër i ngjashëm me të kushtoi 4-6 milionë euro. Dosja e plotë për përllogaritjen ka qënë në KLSH, i cili e kishte bërë publik auditin e tij, duke deklaruar se nga këto diferenca, pa hyrë në detajet e gjetjes së volumit të punës, gjërësisë së rrugës, vendosjen e mbrojtëseve anash rrugës, mbi 230 milionë euro ishin marrë në mënyrë abuzive nga taksat e qytetarëve shqiptarë, destinacioni i të cilave nuk dihej.
Në rast se Prokuroria e hap çështjen, pritet të bëhet dhe verifikimi dixhital i të gjithë volumit të punimeve, materialeve të përdorura dhe përllogaritja e tyre në bazë të çmimeve të kohës për të nxjerrë në detaje se si janë shpenzuar 1.3 miliardë euro për këtë segment, kur parashikimi fillestar ishte 518 milionë euro, ndonëse tenderi u bë pa projekt.
Ish-zyrtarët në fjalë pritet të riakuzohen se, duke shpërdoruar detyrën, kanë konsumuar shkelje ligjore që gjatë procedurave të ndjekura për përcaktimin e subjektit që ndërtoi Rrugën Rrëshen-Kalimash.
a.k
Comments
Perralla! Nuk keni cfare
<p> Perralla! Nuk keni cfare lajmesh jepni, qe jepni nje lajm qe nuk ndodh kurre?</p>
Ky bastard e ka vendin ne
<p>Ky bastard e ka vendin ne qeli. Shqiperia ka nevoje per opozite jo per kriminele ne krye te opozites.</p>
Add new comment