Akuzat për ushtrinë në trafikun e drogës, Kodheli kërkesë Llallës: Nisni hetimet!

Përveç reagimit publik në drejtim të organit të akuzës, duket se ministria e Mbrojtjes kërkon edhe veprim konkret institucional për “pastrimin e emrit”. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla të reagojë lidhur me akuzat e PD-së për përfshirjen e ushtrisë në trafikun e lëndëve narkotike. Përmes një shkrese zyrtare dërguar kryeprokurorit, ministrja thekson domosdoshmërinë e hetimit të këtyre akuzave, pasi sipas saj, opozita kërkon t’i bëjë Forcat e Armatosura “mish për top nga propaganda antiqeveritare”.
“I nderuar Zoti Prokuror i Përgjithshëm. Me cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, po Ju dërgoj këtë letër përmes së cilës kërkoj reagimin Tuaj të menjëhershëm lidhur me deklaratat më të fundit të bëra publike nga subjekti politik “Partia Demokratike e Shqipërisë. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, siç jeni në dijeni, u bënë disa ditë që deputetë të kësaj force politike po hedhin baltë në drejtim të Forcave të Armatosura duke lëshuar akuza të rënda. Me këtë letër, përsëris shqetësimin tim lidhur me këto akuza përmes të cilave kërkohet që Forcat e Armatosura të bëhen “mish për top nga propaganda antiqeveritare”. Zoti Prokuror i Përgjithshëm, kërkoj prononcimin Tuaj nëse keni nisur apo jo hetim, bazuar në kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes të datës 11.04.2014 lidhur me këto akuza dhe në rast se jo, përsëris domosdoshmërinë e nisjes së një procesi hetimor.
Duke përfituar nga kjo letër, kërkoj shqyrtimin deri në fund dhe në detaj të të gjithë dosjeve që Ministria e Mbrojtjes ka depozituar pranë organit hetimor. Kam qenë dhe mbetem e bindur se shqyrtimi i tyre do t’i çlirojë Forcat e Armatosura nga barra e një të shkuare të dëmshme në drejtimin e saj dhe nga rreziku i përsëritjes në të ardhmen të keqpërdorimit të tyre.”, thuhet në letrën e ministres Kodheli.
a.k
Comments
Megjithe mend e ka Mimi kur
<p> Megjithe mend e ka Mimi kur i ben therrje Dhalles te nise hetimet. Po ti moj zonje ke kater muaj qe je ke vene dosjet ne tavoline dhe prokuroria hesht. Atehere cfare duhet te besh ti zonje? Te kerkosh shkarkimin e tij dhe ta beni urgjent. Ose hapni krahun dhe kerkoni zgjedhje te parakoheshme, se ju nuk jeni per kete pune.</p>
Me dhallën e Saliut nuk mund
<p>Me dhallën e Saliut nuk mund të bëhet drejtësi.a</p><p>Sot duhet të ishin në pranga Salih Krimineli sëbashku me imamët e tij talebanista.</p>
Add new comment