Tahiri rrezikon postin e ministrit? Noka tregon SMS-ën që i dërgoi Rama(?)

Postuar në 11 Prill, 2014 09:29

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimet në Policinë e Shtetit, ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka lexuar një SMS që sipas tij kryeministri, Edi Rama ia ka dërguar ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Vetë ministri pranoi ekzistencën e një mesazhi të tillë, por tha se ai ua ka dërguar dy vartësve të tij dhe nuk është dërguar nga kryeministri në drejtim të tij.

Gjatë diskutimeve është para një deprimim nga ana e Tahirit, por kjo jo domosdoshmërish do të thotë se ai i ka keq punës me kryeministrin, Edi Rama. Tahiri është një nga ata pak ministra që ende nuk ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Mesazhi i lexuar nga Noka:

Nga muaji mars 2014 dyfish vrasje krahasuar me muajin Mars 2013, gjithashtu janë përkeqësuar gjithë treguesit e tjerë dhe kjo është e trishtë për mua dhe e rëndë për qytetarët dhe shpresoj që për ty të mos jetë vetëm tregues statistike. Kjo nuk është kurrkund ajo që ke marrë përsipër përballë qytetarëve, pra si unë edhe ti. Është e përsëritur thirrja për hir të punës dhe dashamirësisë njerëzore karshi teje, por ky kufi nuk mund të shkelet me neglizhencë fatale si ky lëshim skandaloz i punës dhe për këtë nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta, por mua më takon të merrem me ty. Unë besimin që të kam dhënë, detyra dhe pritshmëria e publikut se meritojnë gjëkundi këtë pritshmëri. Flasim nesër për më tepër, por këto orë që kanë mbetur bëj më pak orë gjumë dhe mendo ku ke gabuar, çnuk bëre mirë e çdo bësh për të riparuar në qoftë se mundesh.

S.S

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Tahiri po te ish minister i Brendshem siç duhet, do e dergonte ne prokurori pergjimin e ketij mesazhi. Fakti te tilla gjera qe kane te bejne me sigurine publike qarkullojne neper telefona sikur te ishin barsaleta fejsbuku, tregon qe Ministri eshte shume larg asaj qe kerkohet, bashke me Kryeministrin. Flas ne lidhje me sigurine publike, se ne fushat e tjera s'kam ça them, se e kane ndritur, siç ndjehet ndryshimi gjithandej(!)

Submitted by Ilir (not verified) on

Nuk ka faj as Kryemnister e as Minister, puna qendron tek Presidenti qe ka bllokuar punen e Prokurorise, SHISH dhe Reformen ne gjykata qe keto si institucione te funksionojne....te pavaruara ..Presidenti ben lojen e Saliut..............dhe duhen edhe tre vjet te tjera humbje kohe....................Nishani i Saliut nuk i le te punojne.......

Submitted by toni (not verified) on

Diku e kam lexuar se jeta ka tre 'pamje' : ate publike, ate private dhe ate sekrete...

Tek ne jeta eshte vetem publike, vetem koha se kur behen te tilla privatet e sekretet nuk dihen...

Kjo eshte mbrojtja e qytetarit !!! E besova nje mik qe me thosh se bera nje denoncim tek emisioni i B Hoxhes dhe me gjeten 'te denoncuarit nr e telefonit dhe emer e mbiemer dhe me nisen presionet...Ka dhe keshtu !!! S'te lejojne te jetosh jeten tende ashtu sic do ti...

Submitted by AT (not verified) on

Te nderuar te Respublica.al
Analizoni vetem Foton e arikullit dhe do e shikoni kujt i adresohet sms-ja
Shikoni me vemendje Drejtorin e Pergjithshem dhe krahasojeni me kapterrin te Qazim Mulletit, kerkoni dhe foto te tjera dhe do shikoni te njejtin qendrim duarsh te lidhura pas! Vete fotoja eshte bere ne Akademine e Rendit dhe te prezantosh nje drejtor qe vetem 4 muaj formim policor ne Durres ka bere, eshte turpi me i madh qe i behet mureve te atij institucioni per te mos dale ne banalitet qe te shkolluarit as nuk e llogarisin si oficer karriere. Ai thjesht i pergjigjet arsimit qe ka "Numror Topi" dhe medaljen e ka ne ushtri e jo ne Polici

Kemi ankesa pa fund nga ky "derdimen me halle shume" dhe jo Tahiri kundrejt Rames dhe nuk behet fjale te kene te njejtat 2 ose me shume drejtore apo 12 siç pretendohet. Analizojeni me kujdes sms:  dhe për këtë nuk jam shumë larg së menduari se problemi je ti dhe jo vartësit e tu dhe nëse janë të paaftë ata, nuk kam kohë dhe dëshirë të merrem me ta...

Submitted by AT (not verified) on

Dhe sa per te shtuar....
Mesazhi flet qarte sesi sulmohen te tjeret per te mbrojtur te pa aftin, perfshi SHISH  e shume e shume individe

Submitted by RP (not verified) on

Mesazhi ne cell.e Nokes do jete i vjetshem, ia ka derguar Saliu Nokes,hahahaaaaaaaa,gallate me parlament....Kurse,hiq totalisht natyren tejet antiligjore e mjaft te rrezikshme te pergjimit,aq me teper te kreut te shtetit,qe duhet ndjekur penalisht,mendoj se sms eshte e Rames,se ai e ka te shkruaren keshtu fodulle.Po ta kete shkruar ministri per vartesit,sinqerisht me krijon nje antipati te forte ndaj S.Tahirit,por nuk besoj ta kete bere ministri.Edi duhet ta ndjeke realitetin me kembet ne toke,nuk rreglohet rendi me nje te rene celulari apo shkrimit te te tilla sms-ve aspak dinjitoze.Se ja,te del nje gomar si Noka dhe nxjerr deshmine e nje relacioni aspak miqesor.Me mire hiqe,se nuk U be qameti sesa ti shkurtosh gjumin tjetrit me presione te tilla.Nese Rama i ben presion civilit Tahiri me duket shenje megallomanie,po ia ka bere Tahiri vartesve ushtarake me ngjan poshteruese.Nuk flas per shpuren e Berishes,ata jane palaco qe edhe kur te bejne per te qeshur ta shpifin.

Submitted by Marin (not verified) on

Sajmiri thote qe e ka arritur nivelin qe nese do shkruaje dicka, nuk ka pse mendohet se ia ka shkruar i madhi atij, por mund ta kete shkruar ai per ata atje me poshte. Po ta fusesh veten ne kepucet e kryeministrit, te te dale njeri qe e ke mesuar te ece e te thote qe fjala jote drejtuar atij, nuk eshte jotja, por e tij drejtuar nje oficeri ashtu, them se nuk do mendohej shume se cfare te gjente per t'ia vervitur kokes. Por nga ana tjeter, duke e pare sot ministrin me te njejten fytyre simpatike, te pa vrare, pa vula e shenja, njeriu bie ne dyshime te medha.

Ka te drejte ai burri i PeDese, apo ky jetri i PeSese.

Pastaj, askush nuk tha, nga na dolli ky mesazhi ore. E kapi ajo pajisja e Ben Imamit, qe i bie ta kete Mimi Kodheli sot? E kapi ai burri me dy mbiemra, qe i bertiten qe s'ka certifikate e pastaj ia cuan te shpia? I ka marre kush celularin ministrit apo kryeministrit? Apo ndonje nga kalamanet e atyre oficereve fundore duke dashur te shikoje fotografite te celi babit, i ka nis mesazhin me forword ish ministrit?

Ne ket zallamahi askush nuk di te thote gje...

Nje gje eshte e sigurte ama, askush nuk mohoi vertetesine e permbajtjes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.