Demaçi zbardh rolin e qeverisë “Bukoshi” gjatë luftës. Sipas tij, FARK-u i Rugovës, ishte manovër për të kontrolluar luftën

Postuar në 10 Prill, 2014 08:18

Adem Demaçi është përfshirë në debatin që po zhvillohet për rolin e Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës, FARK gjatë luftës së vitit 1999. Sipas tij, në krijimin e FARK-ut ka dorë edhe shërbimi serb, ndonëse Demaçi ka konfirmuar një marrëveshje të bërë në Oslo, sipas së cilës Ahmet Krasniqi apo edhe qeveria e Bujar Bukoshit angazhoheshin për të ndihmuar luftën e UÇK-së. “Mbledhja e Oslos ekziston. Mbledhja e Oslos është mbajtur me qëllim për ta ndihmuar UÇK-në dhe Qeveria e Bukoshit me dhanë parë dhe bashkërisht me ndihmue kryengritja e cila është zhvilluar në Kosovë nën udhëheqjen e UÇK-së”, ka thënë Demaçi. Sipas tij, FARK-u nuk ka ekzistuar, por ideja ka qenë për të vënë nën kontroll vetë luftën. “Kur i dështoi mundësia Bukoshit me shti nën kontroll UÇK-në me anë të parave, unë jap para, ju luftoni dhe unë vijë e bëhem çlirimtar, atëherë u kthyen dhe u kapën me Tahir Zemajn oficerin e KOS të Serbisë, dhe u munduan të formojnë njëfarë FARK-u, i cili dihet se si përfundoi. Erdhën me luftu ikën dhe i lënë 600 e kusur të plagosur në fushëbetejë dhe i lanë më mijëra armë nëpër fusha”,tha Demaçi.

http://almakos.com/lajme/kosove/47562-demaci-fark-u-rrasi-parate-e-bukos...

s.z

Comments

Submitted by Vuthjaninim (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp; &nbsp;Ky eshte Baca Adem i &nbsp;vertete &nbsp;ashtu &nbsp;si &nbsp;e &nbsp;kane &nbsp;njohur shoket &nbsp;e &nbsp;ti qe &nbsp;nga &nbsp;rinia, rrenc, manipulies, hakmarres, nje &nbsp;mizantrop &nbsp;i &nbsp;mjere.</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Te lumte Demaçi. Ti je duke i thene te vertetat per Kosoven. Rugova dhe Bukoshi kane menduaar vetem per rehatine e tyre, asnje sakrifice nuk kane bere per çlirimin e Kosoves, por vetem e kane penguar. Ky fare Bukuroshi merrte 3 perqindshin nga paga e çdo kosovari ne Perendim dhe nje grosh nuk e dha per UCK-ne. Demaçi si gjithmone thote te verteten. Dhe dihet qe e verteta eshte e hidhur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.