Parlament, ish-kryeministri Berisha: “Sistemi energjetik i falimentuar. Amnisti për kamatat dhe pagesat e njerëzve në nevojë dhe pensionistëve”

Postuar në 10 Prill, 2014 05:39

Debatet në seancën e sotme plenare kanë përfshirë edhe çështjen e sistemit energjetik. Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sistemi aktual është i falimentuar dhe se për këtë qëllim nevojitet ndërhyrje. Duke i shtuar kërkesës së bërë dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për mosrritje të çmimit edhe për këtë vit edhe një kërkesë tjetër të vetën, Berisha ka sugjeruar amnisti. “Propozoj amnisti të plotë për kamatat dhe pagesat e energjisë elektrike për gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike, janë në pension, të bëhet një fillim nga zero për ta. Qeveria e ka të qartë se ka qytetarë shqiptarë se as sot dhe as pas 5 vitesh nuk do të paguajnë dot, ne do mbështesim çdo përpjekje në këtë drejtim. Por mënyra si po ecni po shkon drejt katastrofës”, tha Berisha.

s.z  

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Po mor po. Qe asnje lek te mos hyje ne arken e shtetit. Sidomos te atyre qe kane origjinen tende. Qe kane 20 vjet qe nuk paguajne dritat. Asnje lloj amnistie. Pagesat deri ne nje dhe me interes bile. Keshtu behet shteti. Ndryshe kemi vathe dhensh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.